Këmbim valutor-Leku forcon pozitat ndaj euros, humb me dollarin


/ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën në mesditë monedha europiane euro, pësoi një rënie të fortë me 0.33 lekë kundrejt një ditë më parë, duke u kuotuar në vlerën e 137.9 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore kjo vlerë e euros shënon nivelin më të ulët të këmbimit që prej 6-mujorit të dytë tëvitit 2013. Ndërsa e kundërta,  në po të njëjtën vlerë pothuajse, ka ndodhur me dollarin amerikan, i cili ka forcuar pozitat duke u ngjitur në koutën e 129.22 lekë ose 0.32 lekë më shumë se në fillim javë.
Ekspertët shprehen se, kërkesë oferta dikton tregun e këmbimit, ndonëse zhvillimet në bursat ndërkombëtare reflektojnë ecurinë e kursit ne vendin tone. Një euro ra sot në tregun ndërkombëtar me 0.8 % në këmbim me dollarin duke kushtuar 1.06 USD.
Sipas ekspertëve,  luhatjet e euros me tendencë rënie lidhen edhe me ndikimin e sulmeve terroriste në Paris

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit