'Kemi cilësi, Tiranën mund ta parakalojmë!' Kapiteni i Vllaznisë: E meritoj, por Kombëtarja s'më ka ftuar

Ndryshe nga sezoni i kaluar Vllaznia fazën e parë këtë herë e mbylli në vendin e tretë.

“Nuk jemi të kënaqur me këto 9 ndeshje sepse i kishim të gjitha mundësitë për të bërë një kampionat më të mirë deri më tani. Gjithsesi kjo tani i përket të shkuarës. Jemi të kënaqur me fitoren e djeshme. Është një fitore kthese, ndërsa tani presim Laçin në Loro Boriçi dhe është i njëjti objektiv fitorja,”-deklaron Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë.

Ecuria e Tiranës në këtë sezon ngjan me Vllazninë e sezonit të kaluar. Mirëpo ju nuk e fituat dot kampionat. A mendon se do ndodhë e njëjta gjë me Tiranën apo diferenca 7 pikëshe e krijuar deri më tani është shumë për titullin?

“Të them të vërtetën Tirana deri më tani ka zhvilluar një fazë shumë të mirë, por unë kam shumë besim edhe nëse bardheblutë fitojnë ndeshjen e fundit me Kukësin dhe diferenca shkon në 10 pikë se diferenca nuk është shumë. Kam besim te kualitetet në ekip dhe jam i sigurtë se mund ta realizojmë që nga ky moment dhe deri në fund të mos marrim asnjë humbje,”-shprehet Gurishta.

Gurishta është një ndër futbollistët e spikatur të Superligës, por ende ftesa për të luajtur në kombëtare nuk i ka mbërritur.

“Ajo fanellë është ëndërr dhe e kisha dëshiruar shumë një ftesë të kombëtares. Ndoshta, të them të vërtetën dhe të jem realist, e prita sezonin e kaluar në ndeshjet miqësore sepse kam bërë mirë. Gjithsesi nuk është në dorën timë. Unë duhet të bëj maksimumin dhe pastaj vendosin të tjerët,”-tha ai.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër