'Kemi patur gjithmonë më pak tifozë se rivalët', Duro për sfidën me Partizanin. Sormani: Pres vetëm të fitojmë

'Kemi patur gjithmonë më pak tifozë se rivalët', Duro për sfidën me Partizanin. Sormani: Pres vetëm të fitojmë

Të dielën në Air Albania në orën 19:00 do të luhet Supersfida e javës së 20 të Superligës mes Kukësit dhe Partizanit. Verilindorët vijnë pas barazimit me Luftëtarin, ndërsa udhëheqin kreun me 1 pikë më shumë se Tirana. Për të pasur ende të sigurtë vendin e parë duhet të mposhtin kampionët në fuqi, të cilët në këtë përballje do të kenë mungesat e Telushit, Brojës dhe Ëilliam Cordero-s. Pyetur për mundësinë që të dielën Partizani mund të ketë më shumë tifoz në stadium edhe pse është ekip udhëtues trajneri i Kukësit është përgjigjur:

Duro: “Kemi pasur në stadium më shumë tifozë kundërshtar, por kjo i bën mirë ekipit në momente të veçanta, përsa i përket ambientit, ngacmimit.”

Ndërkohë trajneri i Partizanit, skuadrës që vjen nga një humbje me Skënderbeun dhe që është 5 pikë larg Kukësit të vendit të parë, për këtë ndeshje ka deklaruar:

Sormani: “Unë gjithmonë pres nga skuadra që të fitojë. Mendoj që do të bëjmë më të mirën në fushën e lojës për t’ia arritur qëllimit. Njoh vetëm një tip futbolli, të luajmë si skuadër e vërtetë. Nëse je agresiv dhe luan si një skuadër, atëherë mund të vesh në vështirësi çdo kundërshtar.”

Po në kryeqytet, por në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, Tirana e cila ka katër fitore radhazi në kampionat do të presë Luftëtarin.

Egbo: “Ne e dimë çfarë ekipi është Luftëtari. Nuk ka ekip të vogël në kampionatin shqiptar, të gjithë ekipet për mua janë njësoj. Ekipi që gabon më pak, ekipi që vrapon më shumë është ai që del fitimtar.”

Ndërkohë te Luftëtari, edhe pse renditen të parafundit në klasifikim, ka optimizëm për këtë sfidë:

Çoçlli: “E kam thënë dhe e përsërit prap, me këtë skuadër do shihni surpriza. Nga dita në ditë, nga ndeshja në ndeshje, këto janë djemtë që do të surpizojnë çdokënd.”

Ndeshja tjetër e ditës së dielë do të jetë ajo mes Teutës dhe Bylisit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve