'Kemi përgatitur padinë...' Avokati i Popullit në një linjë me Metën për Kushtetuesen: Vlerësimi i kandidatëve pati mungesë transparence

'Kemi përgatitur padinë...' Avokati i Popullit në një linjë me Metën për Kushtetuesen: Vlerësimi i kandidatëve pati mungesë transparence

TIRANE - Institucioni i Avokatit të Popullit që është edhe një nga organet kryesore që mbikëqyr veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka publikuar një raport të gjatë mbi veprimtarinë e KED, ku shpjegon se ka përgatitur edhe një padi ndaj këtij institucioni.

Në raportin e Avokatit të Popullit ndaj KED, theksohet se gjatë hartimit të rregulloreve të funksionimit të KED u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit për të marrë pjesë në mbledhje, duke “parashikuar një kufizim të mëtejshëm të transparencës së Këshillit”.

"Zyrtare të KED-së, kufizuan kompetencat e institucionit tonë për të marrë pjesë në mbedhje e veprimtari, siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji 115/2016, duke parashikuar një kufizim të mëtejshem të transparencës së Këshillit. Më konkretisht, KED ka miratuar një rregullore në të cilën prezanton konceptin e dhomës së këshillimit në mbledhjet e këtij organi administrativ, gjë e cila jo vetëm nuk është e parashikuar në ligj, por edhe nëse do i referoheshim teorisë të së drejtës, është një koncept i përdorur në procedurat gjyqësore dhe jo në ato administrative. Kështu, sipas pikës 41 të Vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nr.4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” thuhet në raport.

Për sa i përket këtij kufizimi Avokati i Popullit, post ky që mbahet nga Erinda Ballanca, e njohur ndryshe edhe si avokatja e familjes Berisha, e cila u emërua në maj të 2017-ës, me propozim të Lulzim Bashës sipas marrëveshje PS-PD, thotë se një parashikim i tillë është në kundërshtim me kompetencat që Kushtetuta ka dhënë dhe kështu ata kanë ngritur edhe padinë.

“Ne kemi përgatitur padinë përkatëse për të goditur këtë akt nënligjor, por për të mos penguar procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kemi pritur për depozitimin e padisë deri në përfundimin e procesit nga ana e Këshillit për të evidentuar tërësisht problematikat që mund të përfshihen në këtë padi, por edhe për të mos dëmtuar imazhin e reformës së drejtësi”.

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit thotë se padia do të paraqitet shumë shpejt në Gjykatën Administrative të Apelit për të shfuqizuar disa prej neneve të dy prej rregulloreve të KED-së.

Një tjetër konstatim, siç thekson raporti, është “niveli jo i duhur i transparencës nga ana e kryetarit të KED-së”, duke publikuar procesverbalet e mbledhjeve apo ato audio, detyrë që në rastin aktual e ka kryetari, Ardian Dvorani.

“Pavarësisht kërkesave tona të përsëritura bërë në mbledhjet e këtij organi, por edhe kërkesave me shkrim drejtuar kryetarit të KED-së, ne nuk na u vunë asnjëherë në dispozicion proces-verbalet e disa mbledhjeve (qoftë edhe në version audio, që nuk kërkon punë shtesë për zbardhjen)”, thuhet në raport.

Gjithashtu, thuhet se në këtë drejtim, është konstatuar se “vendimet e arsyetuara të kandidatëve nuk u publikuan në kohën duhur në faqen zyrtare të KED-së”.

Po kështu Raporti i Avokatit të Popullit është ndalur edhe tek ngërçi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, ku sipas AP, nuk pati asnjë shpjegim për mënyrën se si u vepruar duke dërguar përnjëherësh listat.

“Për të tërë pjesëmarrësit në këtë proçes, nuk ka asnjë shpjegim të asnjë lloji (as publik dhe as në mbledhje pa praninë e të tretëve), se çfarë shkaktoi dërgimin e listave përfundimtare për te organet e emërtesës gjegjësisht ditë pas datës 21.9.2019, (pra pas 15 ditësh Presidentit të Republikës dhe 21 ditësh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë). Për më tepër të dyja vakancat e Kuvendit, kishin më pak kandidatë në listë se ato të Presidentit të Republikës dhe secila prej kandidatëve në listat e Kuvendit ishte edhe në ato të Presidentit. Pra nuk rezulton të ketë asnjë mundësi, që të mos jenë të njëjtat materiale të listuara dhe vendime të arsyetuara, që tregon se nuk ka asnjë arsye objektive që listat Kuvendit t’i dërgoheshin me 6 ditë vonesë, në krahasim me ato të dërguara Presidentit të Republikës”. thuhet në raport.

Avokati i popullit ashtu si presidenti Meta ka zgjedhur të  hedh akuza ndaj kreut të KED duke thënë se është vërejtur mungesë transparence në ngritjen e KED.

"Deri në momentin e hartimit të këtij raporti paraprak, nuk kemi arritur të gjejmë të publikuar ndonjë vendim pakice, bashkë me vendimet për kalimin e procedurës se verifikimit për anëtaret e, Gjykatës Kushtetuese, ndaj supozojmë se vendimet duhet të kenë qënë unanime. Një konstatim tjetër i yni ka qënë edhe niveli jo i duhur i transparencës nga ana e kryetarit të KED-së." thuhet më tej. 

Ndër të tjera në raport theksohet se hartimin e Reformës në Drejtësi po dobësohet pikërisht nga përplasjet institucionale të ndodhura gjatë procesit për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Për fat të keq konstatojmë se puna shumë e madhe dhe me dedikim e të tërë anëtarëve, e pjesëmarrësve të tjerë në mbledhje, por edhe e këshilltarëve ligjor e sekretarisë së KED-së, nuk arriti të realizonte një proçes të patëmetë, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Që gjatë muajit gusht 2019 u identifikuan disa problematika në lidhje me numrin e kandidaturave që Këshillit i kishin mbetur për të vlerësuar, pas kryerjes së proçesit të verifikimit të kandidaturave." thuhet në raport.

“Nga ana tjetër, as KED si organ kushtetues dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e përzgjedhjes të organeve të emërtesës, të cilat janë të sanksionuara si të tilla nga Kushtetuta. Kurrsesi renditja e KED nuk është detyruese, përveçse kur është rasti i përdorimit të mekanizmit zhbllokues”. vijon më pas raporti i AP.

Duke marrë parasysh këto problematika, Avokati i Popullit kërkon të bëhen disa adresime për punën e KED në vitin 2020, si:

Përcaktim i qartë i kompetencave të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me anëtarët, por edhe me të tretët, në funksion të ligjit për të drejtën e informimit;

Vendosja e afateve ligjore për publikimin e procesverbaleve;

 Ndryshimi i disa prej afateve procedurale për paraqitjen e një pjese të dokumentacionit për verifikimin e pasurisë, pasi një afat i tillë i shkurtër nuk lejon pjesëmarrjen e një numri të mjaftueshëm kandidatësh;

 Parashikimi i mënyrës së ndërveprimit midis gjetjeve të ILDKPKI dhe vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kujtojmë se ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellur një përplasje mes presidentit dhe mazhorancës. Pas emërimit të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. Nga ana tjetër Arta Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, u shpall edhe në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. 

Kliko KETU per te lexuar raportin e plote te Avokatit te Popullit

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokatja e Gjyqtareve: 19/11/2019 22:20

    Avikatja e Popullit eshte shume e besueshme, po aq sa Presidenti, kete e kam me bindje qe kur Loboi per ate Gjyqtaren qe e dogji Vetting-u. Po po, pse Gjyqtaret e Prokuroret nuk jane popull?! Popull eshte dhe pjerdhsidenti

    Përgjigju
  • redi: 19/11/2019 14:30

    Te gjithe veprimet kunder reformes jane sjenar i atij qe do te armatos popull8n.Padite jane kunder realitetit.Saliu dhe Meta be veprim

    Përgjigju
  • Populli: 19/11/2019 12:59

    O Zot te ulerasesh,Ilir Meta,Erinda Ballanca,Monika Kryemadhi,Lul Basha do mbrojne Kushtetuten keta ujqer,keta mafioze,keta ordinere,ptu rrace e keqe.

    Përgjigju
    • Politika: 19/11/2019 22:21

      As pike e as presje....

  • Timi: 19/11/2019 09:38

    Ka ngel me mbrojt kushtetuten erinda me meten. Ku eshte katandisur Shqiperia...

    Përgjigju
  • Hajdutja prositut Avokate populli: 19/11/2019 09:08

    Shikoni se çfar tëmerri avokate e popullit është një hajdute e koruptuar deri në fyt. Një prositut që bëri pallatin me kriminelin e hajdutin lyl shal ngjitmin në bregun e detit. E ed palla i dha 13 miljon euro e kjo prositut hajdute bën avokaten e popullit çfar tmerri çfar i ka gjetur Shqiptarët e shkret. Po mir ju a bëjn Shqiptarve që jan si delet nuk çohen e ti marin zvar ktë klas politike kriminrlësh që kan 30 vjet që 8 rjepin e i vrasin. I gëzofshin kto lloi bajgash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë