Rreth katër muaj nga çelja e tij, anulohet tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ku sqaroi se loti i shtatë për rrugën do të anulohet pasi buxheti i menduar për këtë investim do të përdoret për një projekt emergjent, por pa dhënë detaje konkrete. Por ministrja tha se ky tender do të rihapet përsëri pas tre muajsh.
“Po flasim për shtyrje të procesit. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha ministrja.
Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një kosto totale prej 19 milion euro.
Në garën për këtë projekt morën pjesë 6 kompani, 5 prej të cilave u skualifikuan, pasi sipas ARRSH-së nuk përmbushnin kriteret e vendosura. Vetëm konsorciumi italian kishte ofertën më të ulët nga kompanitë e tjera, duke u shpallur automatikisht fituese. Ndërkohë vendimi u ankimua në Komisionin e Prokurimit publik, i cili pranoi ankesën e bërë nga njëra nga kompanitë në garë dhe rrëzoi konsorciumin që u shpall fitues.
Ministria e Infrastrukturës, përmes një shkrese ka udhëzuar ARRSH-në të transferojë fondin e përcaktuar në buxhet për këtë aks të kalojë për prioritete të tjera.
Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të rëndësishëm infrastrukturor që do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë me 3-4 orë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5467
Lajme të tjera
-
Dhjetëra banesa të dëmtuara nga tërmeti, mblidhet shtabi i Emergjencave Civile në Klos, të pranishëm kryetarët e bashkive të qarkut Dibër
16 Janar, 13:21
-
Rruga sfiduese mes baltës dhe gropave për fëmijët e kopshtit në Fishtë të Lezhës, prindërit: 5 vite s’është vënë dorë
12 Janar, 14:50
-
Infrastruktura dhe energjia, ministrja: Prioritet për vitin 2023 mbetet sektori energjetik, 8 mln euro subvencione për panele diellore
9 Janar, 11:57
-
Fshati Gjyshaj në Lushnjë pa rrugë, banorët: Jemi të izoluar! Na kanë lënë në harresë
7 Janar, 16:19
-
Në fshatrat e Kurbinit, rrugët të shkatërruara! Banorët të zhgënjyer: Premtime boshe vetëm për fushatë
2 Janar, 14:45
-
Pogradec/ Fshati Lumas pas rrugë, fermerët: Nuk shesim dot prodhimet
7 Dhjetor 2022, 17:21
-
Marrëveshja për uljen e tarifave roaming me BE, Varhelyi: Do jetë përfitim për qytetarët! Do të sjellë çmime më të mira dhe oferta të larmishme
6 Dhjetor 2022, 13:08
-
‘Një i afërmi juaj zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë’, Balluku i përgjigjet Spahos: Je si një qen i lidhur tek karrigia
24 Nëntor 2022, 22:23
-
Zv.kryeministrja: Shkarkimet nga digat kanë pasur ndikim të vogël në përmbytje, shkak fryrja e lumenjve
23 Nëntor 2022, 07:41
-
Berisha akuzon Ballukun: Është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur ndaj pasurive të shqiptarëve, tender 20 milionë euro për karpatet në Rrugën e Arbrit
18 Nëntor 2022, 12:48
-
Bashkia rrit sigurinë e nxënësve, transformohet rruga e shkollës ‘Edith Durham’! Veliaj: Vitin tjetër do ketë dhe 12 të tjera
18 Nëntor 2022, 11:34
-
Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S'ka asnjë kompani offshore të implikuar! Mjaft ofenduat dhe baltosët sipërmarrësin
16 Nëntor 2022, 10:27
DAKORT ,,,KE PROJEKTE TE TJERA ME TE RENDESISHME ,,NA I TREGO...///
PërgjigjuPo mbarojeni moj ministre se e bete legjende fare cfare ka me te rendesishme se njerezit kur duan te mbarojne nje hall me pak dhe me shpejt ne tirane
Përgjigju