Të tjera detaje dalin nga përgjimet e reja mes drejtuesve të Juventusit që po shqyrtohen nga hetuesit në çështjen "Prisma" për fitimet kapitale. Drejtuesit Cherubini, Arrivabene dhe Agnelli shpjegojnë menaxhimin katastrofik të tregut nga ish-drejtori sportiv Fabio Paratici. Ka gjithashtu edhe një telefonatë të përgjuar mes ish-presidentit Agnelli dhe John Elkann për të rikthyer Del Piero në ekipin bardhezi.
Më specifikisht flitet mbi të gjitha për rrogat, me Federico Cherubini-n që në një përgjim me financierin e klubit Stefano Bertola ka thënë: “Lojtari ynë më i keq fiton sa lojtari më i mirë i Atalanta-s. Zapata merr 1.8 milionë euro… edhe nëse do të blinim një qen do t’i jepnim 3 milionë e gjysmë euro”, thotë drejtori sportiv.
Drejtori sportiv tregon edhe një histori me Emmanuele Giaccherinin. "Giaccherini më tha një ditë: ‘Ndihem mirë tek Juventus, kur bëjmë stërvitje duket sikur është një çerekfinale e Champions League’. Ishin 24 lojtarë… kishim jashtë liste lojtarë që kushtonin 10 milionë euro bruto. Kemi qenë shumë arrogantë në merkato, sepse Fabio (Paratici) i 5 viteve më parë nuk do merrte Higuain 90 milionë euro, por do merrte Gabriel Jesus për 10, dhe do e kthente në një lojtar me vlerë 90 milionë euro”, thuhet në përgjmet e publikuara nga Corriere della Sera. Kujtojmë se për shkak të akuzave për çështjet me plusvalencat dhe bilancet financiare, drejtësia sportive e Fedeatës Italiane të Futbollit i hoqi 15 pikë Juventusit nga renditja e Serie A për këtë sezon.