Kënd i ri lojërave, Veliaj: Edhe në
2017, fëmijët fokusi i bashkisë

Kënd i ri lojërave, Veliaj: Edhe në<br />2017, fëmijët fokusi i bashkisë
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pasur fokus kryesor në vitin e parë të mandatit fëmijët dhe teksa ka përuruar këndin e tetë të lojërave në njësinë 7, ai ka deklaruar se edhe 2017 do t’u dedikohet atyre.
 
Në përurimin e këndit të lojërave në Rrugën “Kongresi i Lushnjes” Veliaj ka garantuar se investimet e Bashkisë së Tiranës do të vijojnë, dhe se pavarësisht problematikave që ka qyteti, fëmijët do të marrin gjithmonë një vëmendje e veçantë.
 
“Dua t’i siguroj prindërit, gjyshërit, gjyshet që sa të jemi në Bashkinë e Tiranës, do të investohemi çdo ditë te një qytet më i mirë për fëmijët tanë. E di që qyteti ka shumë problematika, megjithatë besoj se si çdo familje, fëmijët janë të parët, ashtu edhe në familjen tonë të Bashkisë së Tiranës, fëmijët e Tiranës janë të parët”
, tha Veliaj.
 
Në një sipërfaqe prej 1200 m2, është ndërtuar një fushë futbolli, module të ndryshme lojërash për fëmijë, si dhe janë vendosur shtylla ndriçimi të reja dhe kosha mbeturinash.
 
Përveç rikualifikimit estetik të zonës së banuar, nëpërmjet planifikimit dhe shtimit të gjelbërimit, një tjetër element i rëndësishëm është ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije).
 
Duke falenderuar të gjithë donatorët për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre, Veliaj ka njoftuar se pas tetë këndeve të lojërave në njësinë shtatë, pesë të tjerë janë në proces pune.
 
“Pas këtij sheshi, shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të inaugurojë pesë kënde të tjera në zonën e Kasharit, Liqenit Artificial, Sulejman Delvina dhe Ali Demi, dhe shpejt do të vijojnë punimet në së paku 3 zona të tjera të Tiranës (në Kombinat - Sheshi Jusuf Dashi; në zonën e Piramidës; Fusha e Aviacionit)”, u shpreh Veliaj. 

[gallery]20870[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit