Ajo është vetëm 18 vjeçe por e vendosur për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e modës.

Bëhet fjalë për Kendall Jenner, motrën me të njëjtën nënë të Kim Kardashian, e cila ka realizuar një set fotosh interesante.

Ajo ka pozuar për fotografin e famshëm të Victoria Secret, Russell James, i cili është treguar mjaft i gëzuar për punën me Kendall. Ai ka postuar një nga fotot e saj në Instagram .

kendall jenner

Vetë bukuroshja Kendall ka shkruar në rrjetet sociale:- “Mezi po pres t’ju tregoj pjesën tjetër të fotove”.

E frymëzuar nga motra e saj Kim, e cila këto ditë u shfaq me një veshje, e cila ekspozonte dekoltenë, Kendall ka ndjekur të njëjtën rrugë.

E veshur me një bluzë rrjetë, ndërkohë që flokët i ka të hedhura mbi fytyrën natyrale të palyer, ajo është dukur tejet provokuese në këtë set.

kendall jenner

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)