Një defekt në sistemin elektrik të një prej shtëpizave të vogla prej druri në sheshin “Skenderbej”, ka shkaktuar panik tek të pranishmit që ndodheshin aty pranë mbrëmjen e kësaj të marte. Fatmirësisht është ndërhyrë në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar, por vetëm disa dëme të vogla materiale. 
/Shqiptarja.com


(Shtëpiza e përfshirë nga flakët në sheshin Skënderbej)
Ka qenë kutia e shpërndarjes elektrike që është përfshirë nga flakët, ndërsa Report Tv sjell foto nga objekti ku ndodhi incidenti. Shtëpizat prej druri janë vendosur aty në kuadër të festave të fundvitit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








