Këndi i Ekspertit/ Trajtimi alternativ i kancerit të lëkurës dhe nishaneve

Në emisionin e mirënjohur “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Mjeku im” këtë të javë ka qenë e ftuar Afërdita Stroka, mjeke pranë klinikës

STROKA. Doktoresh Afërdita ka folur për kancerin e lëkurës dhe nishanet. Ajo ka sqaruar se si bëhet trajtimi i tyre pa rreze dhe pa bisturi, duke shpjeguar se çfarë është mjekësia alternative. Gjithashtu ekspertja jonë ka sqaruar se si mund të trajtohet kanceri i lëkurës me mundësi alternative dhe se çfarë janë nishanet dhe kur duhet të drejtohemi te mjeku për ekzaminimin dhe eliminimin e tyre, duke theksuar edhe masat mbrojtëse nga rrezet ultraviolet.

Sot do të flasim për kancerin e lëkurës dhe nishanet. Trajtimi i tyre pa rreze dhe pa bisturi. Çfarë është mjekësia alternative?

Si mund të trajtohet kanceri i lëkurës me mundësi alternative?

Çfarë janë nishanet dhe kur duhet të drejtohemi te mjeku për ekzaminimin dhe eliminimin e tyre?

Cilat janë mënyrat që ofrohen për kontrollet dhe ndjekjen e nishaneve? Cilat janë masat mbrojtëse nga rrezet ultraviolet në ditët e nxehta?

Nishanet në lëkurë shihen si faktorë rrisku për t’u prekur nga sëmundjet e rrezikshme të lëkurës, sidomos kur nishanet ndryshojnë ngjyrën dhe zmadhohen. Çfarë është mjekësia alternative, e cila ofrohet nga klinika STROKA?
Mjekësia alternative, apo siç quhet sot në botë mjekësia komplementare e mjekësisë standarde, po merr një zhvillim të madh. Nga statistikat, rreth 60% e amerikanëve kanë kaluar, të paktën një herë, në aplikim të mjekësisë alternative. Gjithashtu, rreth 12% e moshës pediatrike të fëmijëve kanë aplikuar një herë në mjekësinë alternative. Ka një buxhet të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit në Amerikë sot, për hetimet në mjekësinë alternative. Kështu që mjekësia alternative shikohet sot si një mjekësi komplementare e mjekësisë standarde. Rastet nga të cilat mjekësia standarde është tërhequr për t’i zgjidhur, për t’i çuar deri në fund, atëherë mjekësia alternative është parë si një alternativë për këto raste që nuk mund të zgjidhen nga mjekësia standarde. Në këtë fushë ne veprojmë në klinikën tonë si mjekësi alternative, pra ne bëjmë një trajtim të kancerit të lëkurës me mjekësi alternative që do të thotë se nuk kemi aplikim të mjekësisë standarde, të metodave të mjekësisë standarde siç janë operacioni, radioterapia, kimiterapia apo ndërthurje të këtyre terapive. Bëjmë trajtim vetëm me mjekësi alternative, bimore, e cila aplikohet vetëm për kancerin e lëkurës në stadin kur kanceri i lëkurës është i shfaqur vetëm në lëkurë, pa arritur në stadin e avancuar të tij, kur ai është përhapur në trup, pra kur e ka kaluar fazën e parë dhe ka prekur edhe organe të tjera.

Si trajtohet kanceri i lëkurës me këto mundësi alternative?
Këtu bëhet fjalë për një traditë shumëvjeçare që ne kemi në familjen tonë, e cila nis para rreth 100 viteve, që nga stërgjyshi, i cili ka studiuar në Aleksandri për mjekësi, të cilën e ka aplikuar më pas këtu në Shqipëri. Madje për kohën kur kjo është aplikuar, janë bërë trajtime nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe trajtimet kirurgjikale, mikrokirurgjikale, në varësi të rrethanave të asaj kohe. Është aplikuar edhe mikrokirurgji e venave, por edhe kirurgji e llojeve të ndryshme, stomatologji, por ne kemi trashëguar vetëm pjesën e trajtimit të kancerit të lëkurës. Dhe këtu bëhet fjalë për trajtimin me një lloj produkti, të cilin ne e përgatisim vetë. Ky është një produkt me bazë bimore. Është një tretësirë alkoolike bimore, e cila merret nga ne dhe përpunohet sepse bëhet fjalë për përdorimin e disa bimëve. Pastaj kjo tretësirë aplikohet nga ne. Nuk është një produkt i cili mund të merret në farmaci. Pra nuk mund të shitet dhe nuk mund të prodhohet nga kushdo. Unë dhe babai im jemi mjekë dhe ky është një shërbim që ne e ofrojmë pranë klinikës sonë për trajtimin e këtyre sëmundjeve. Pra, bëhet fjalë për aplikimin e këtij solucioni në pjesën e dëmtuar të lëkurës, nëpërmjet disa seancave që kryhen pranë klinikës sonë për eliminimin e plagës. Pavarësisht përmasave të plagës, me anën e kësaj metode nuk është më e nevojshme për trajtime të tjera të mëvonshme me kirurgji, sepse vetë kjo metodë që ne përdorim, pas eliminimit të masës tumorale, bën që trupi dhe lëkura të rigjenerohen dhe nuk është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale estetike. Pra në momentin kur në trup nuk ekziston më masa tumorale, atëherë trupi fillon vetë të rigjenerojë dhe ta mbyllë vetë atë plagë.

Çfarë janë nishanet? Kur duhet të drejtohemi te ju për ekzaminimin dhe për eliminimin e tyre?
Nishanet janë formacione të lëkurës, të cilat mund të jenë të lindura ose të fituara gjatë viteve të para të jetës, në dekadën e dytë apo në moshën e tretë, pas moshës 60-vjeçare. Këto janë disa formacione, të cilat në bazë të origjinës se ku e marrin fillesën, ndahen në disa grupe. Kemi nishane të rrafshët dhe nishane që janë pak të ngritur mbi lëkurë, pra mbi nivelin e lëkurës dhe të shoqëruar ose jo me qime. Nishanet e sheshta janë më sipërfaqësore kurse ato të ngriturat janë me origjinë pak më poshtë shtresave të lëkurës. Pra nishanet i klasifikojmë me origjinë epidermale, dermale dhe intradermale. Kryesisht, rrezikshmëri më të lartë paraqesin nishanet që janë më të sipërfaqes. Gjithashtu nishanet i ndajmë në nishane me ngjyrë dhe në nishane pa ngjyrë. Nishanet me ngjyrë kanë një rrezikshmëri pak më të lartë për t’u transformuar. Pastaj, në varësi të numrit të nishaneve që ka një person dhe në varësi të historisë familjare të tij, mjeku bën paraprakisht informimin e pacientit, nëse është e nevojshme që pacienti të heqë një nishan të caktuar apo të mos e heqë, por ta trajtojë për një periudhë kohore të caktuar.

Po për ata fëmijë të vegjël, të cilët kanë nishane në pjesë të dukshme, si në fytyrë p.sh., çfarë këshillohet?
Duhet pasur parasysh që fëmijët sidomos ata nga 0-6 muaj, por edhe deri në 1 vjeç, duhet që të kenë një mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezatimeve diellore. Është shumë e gabuar nxjerrja e fëmijëve për të marrë rreze dielli sidomos nga ora 9 e paradites deri në orën 5 të pasdites. Ato janë rreze me rrezikshmëri të lartë për të shkaktuar kancerin e lëkurës, prandaj fëmijët e këtyre moshave duhet që të mbrohen shumë. Të gjitha nishanet që formohen gjatë kësaj moshe për shkak të rrezatimeve, janë rrisqe për të kaluar më vonë në kancer të lëkurës. Kështu që mbrojtja duhet të jetë sa më e madhe, kryesisht në fëmijërinë e hershme dhe në rini. Pasojat e fëmijërisë së hershme dhe të rinisë nga dielli, pra djegiet e hershme, konsiderohen si rrisk i lartë për shfaqjen e kancerit të lëkurës në vitet e mëvonshme të jetës. Kështu që për këta fëmijë, të cilët kanë krijuar nishane të tilla, unë do të rekomandoja që gjatë orëve të pikut të vapës është mirë që të mos kenë ekspozime në diell. Së pari, para orës 9 paradite mund të ekspozohen në diell, kurse pas orës 9, duhet që një gjysmë ore më parë të jetë përgatitur lëkura, pra të jetë lyer me kremin mbrojtës kundër diellit. Gjysmë ore pas lyerjes fëmija mund të dalë në diell ose të hyjë në det. Lyerja e lëkurës duhet që të përsëritet në varësi të llojit të kremit që përdoret. Por gjëja më e mirë që rekomandohet për fëmijët është që pas daljes nga deti të mbajnë veshje të lehta për të pasur mbrojtje ndaj rrezeve të diellit.

Ku konsiston metoda juaj e trajtimit të këtyre sëmundjeve?
Po flas përsëri për nishanet. Trajtimi i nishaneve paraprakisht bëhet pasi është bërë një konsultë me mjekun, pasi është bërë një dermatoskopi te mjeku specialist dermatolog dhe shikohet që pacienti ka një rrisk për transformim të këtyre nishaneve. Pra, çfarë shohim ne si nishane me rrisk të lartë? Do të shikojmë rastet kur personi ka pasur një histori familjare me melanomë malinje, rastet kur ka një numër të shtuar prej 50 apo 100 nishanesh dhe atëherë kur nishanet që konsiderohen nga mjeku si nishane atipike apo nishane displastike, është mirë që të hiqen. Duhet që të rrëzohet miti i mosprekjes së nishaneve. Është shumë e rëndësishme kjo. Madje unë shoh në përditshmërinë e punës sime, që pacientët vijnë edhe me plagë të mëdha në fytyrë dhe pretendojnë që e kanë nishan. Nishan quhet një formacion jo malinj i trupit. Në momentin që ai malinjizohet, atëherë është kancer i lëkurës, nuk quhet më nishan. Kancerin e lëkurës e kemi në tri forma. Pasi është bërë diagnostikimi i këtyre nishaneve, atëherë vendoset për heqjen e tyre. Mënyra sesi ne e ofrojmë heqjen e këtyre nishaneve, është një mënyrë pa bisturi. Pra, ne punojmë mbi sipërfaqen e nishanit, në mënyrë që përmes ilaçit që ne aplikojmë mbi sipërfaqen e nishanit, ai thahet, kthehet në një kore apo në një dregëz dhe pastaj bëhet vetërigjenerimi i lëkurës dhe nishani del si një rudiment i lëkurës dhe sipërfaqja rrafshohet në të ardhmen.

Po në rastin kur personi dëshiron që ta heqë nishanin për çështje estetike?
Pa diskutim që edhe për këtë arsye nishanet duhen hequr, kur ato sjellin një shqetësim apo bezdi te personi që i ka. Heqja e një nishani për arsye estetike nuk rrit rrisqet që më vonë ky nishan të transformohet dhe të krijojë probleme. Përkundrazi ai eliminon edhe një shans sado të vogël që ky nishan të transformohet në të ardhmen. Heqjet e nishaneve për arsye estetike janë më të lehta për t’u bërë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare