Kënga ‘Despacito’ përfundimisht thyen rekordet e të gjitha kohrave si kënga më e klikuar.

Ky hit është shndërruar më i klikuari në rrjetet online muzikore, duke arritur në 4.6 miliardë klikime.

Titulli i këngës përkthehet 'Me ngadalë' por kënga shumë shpejt u shndërrua në një hit botëror.

Këngën ‘Despasito;, Fonsi e ka bërë në bashkëpunim me Daddy Yankee-n.

Një bashkëpunim ka qënë edhe me Justin Bieber cka ka shtuar edhe numrin e klikimeve .

Vetë Luis Fonsi është shprehur në një intervistë se ishte situata politike globale ajo që e bënte këngën e tij të famshme. Sipas tij, Despasito i kushtohet afrimit të kulturave me njëra-tjetrën dhe jo ngritjes së mureve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com