Kënga për Donaldin ‘pushtoi’ rrjetin, por fansat i kujtojnë Beatrix edhe këngën që i dedikoi ish të dashurit

Kënga për Donaldin ‘pushtoi’ rrjetin, por fansat i kujtojnë Beatrix edhe këngën që i dedikoi ish të dashurit

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, është në qendër të mediave rozë, pas lidhjes së kësja të fundit me Donald Veshajn, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Pas daljes nga shtëpia e BBV, Beatrix publikoi një këngë të titulluar “Faj”, e cila i dedikohet historisë së dashurisë mes saj dhe Donaldit.  Kënga pati menjëherë një impakt të madh në publik dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime.

Por fansat, kanë hapur arkivat dhe i kanë gjetur se dikur Beatrix i ka dedikuar një këngë edhe ish-të dashurit të saj, Ervi Cenolli. Në TikTok është bërë virale një video ku Beatrix ka thënë gjatë “Dancing with the stars” se kënga i dedikohet pikërisht atij. Kënga titullohet ‘Pa ndjenja’.

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare dhe janë shfaqur së bashku në “Dancing With the Stars”. Përveç këngës, gjithashtu ata i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre