Këngë e valle popullore në festën e Amantias në Vlorë, tradita e çdo viti mbledh qindra qytetarë e turistë

Me këngë e valle popullore, u kremtua në parkun arkeologjik Amantia në Vlorë, festa e këtij qytetërimi të lashtë.

Kjo traditë e përvitshme, përveçse synon të sjellë një ditë ndryshe për banorët, ka për qëllim dhe promovimin e zonës me rëndësi historike.

“Duhet që edhe njerëzit, banorët që këto pasuri duhet ti shfrytëzojmë me turizëm. Duhet të mendojmë si të ju vijmë këtyre njerëzve në shërbim. Shërbimi është një përfitim ekonomik. Këto aktivitete janë në sinkron për të promovuar ketë pasuri. Këtë pasuri që na e ka falur natyra duhet ta shfrytëzojmë”, tha kryetari i bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj.

Atmosfera festive me performanca nga këngëtarë të muzikës së lehtë e nga grupet polifonike u ndërthur edhe me panairin e produkteve bio të fshatrave përreth. Gjithçka e organizuar tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, përfshirë edhe të turistëve të huaj.

Në festën e Amantias, u zhvilluan edhe një sërë ndeshjesh sportive mes të rinjve të shkollave të zonës, si futboll, volejboll apo kickboks.

“Tradita e Amantias ka qene boksi dhe sot është gjë e mirë që djemtë e rinj ndjekin traditën, merren me sport. Sporti individual është një nga sportet më të bukur”, tha kryeplaku i fshatit.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2024 02:45

    Nuk do te ishte keq sikur emri i Amantias t'i rivendoset prape zones ku eshte,tingellon me mire se sa Ploce,apo Selenice.Dimali u rivendos,perse te mos rivendoset dhe Amantia?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Po shikonte Spanjë-Itali, grabitësit hyjnë dhe vjedhin shtëpinë e Roberto Baggio, ish futbollisti u ça në kokë gjatë përpleshjes me ta

Po shikonte Spanjë-Itali, grabitësit hyjnë dhe vjedhin shtëpinë e Roberto Baggio, ish futbollisti u ça në kokë gjatë përpleshjes me ta