Këngëtarët e rinj/ Orgesa Zaimi: Talentet të promovohen! I vetmi që i mbështet… (VIDEO)

Kontaktin e parë me publikun e ka patur në talent-show, si fillim në ‘Ethet e së premtes’ e më pas në ‘Star Akademi’, prandaj duket se pikërisht këtyre formateve Orgesa Zaimi i është falenderuese për promovimin e talenteve në fushën e muzikës.

Për të, promovimi i të rinjve të talentuar dhe mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për artin, prandaj duket se të ardhmen e saj do ia dedikojë atyre.

Në emisionin “Rreze Dielli’, ajo tregon për herë të parë për projektet e së ardhmes, që janë të lidhura ngushtë me muzikën.

“Unë kam në plan një program që ka të bëjë tërësisht me muzikën, me promovimin e talenteve të reja. Është kaq e vështirë sot, besoj se Bojken Lako është i vetmi që po i promovon vazhdimisht talentet e reja dhe është një promotor shumë i mirë i tyre dhe i mbështet. Është e rëndësishme kjo, pasi të gjithë ne kemi patur fillimet tona, dhe ne kemi patur një person që ka besuar te ne. Unë i mbaj mend të gjithë ato që më kanë mbështetur dhe na kanë hapur dyert, bojekn Lako, Zana çela, Ardit Gjebrea. Kur ke një platformë muzikore promovon muzikë të mirë dhe artistë të mirë. Vaçe Zela vazhdon të mbetet e preferuara ime. Kur e kam takuar në Zvicër, që i dërgova 40 trëndafila, ka qenë një nga ditët e mia më të bukura. Ka qenë një eksperiencë shumë interesante. Ishte një ditë e mbushur me shumë emocion. Më tha që çdo që do ta këndosh, ta ndjesh.”, shprehet Orgesa.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë