Këngëtari Christos Santikai, ka kujtuar fëmijërinë e tij, konkretisht periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij.

Këngëtari ka rrëfyer për mediat greke se nuk është ndjerë kurrë si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe ndihet grek. Kujtimet e tij për Shqipërinë janë të pakta, si të shënat me armë në 1997-ën.

Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër, sipas Protothema. 

Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato në atë periudhë filluan edhe në qytetin tim', tha ai. 

Christos Santikai ka folur për hapat e tij të parë në muzikë.

“Më kujtohet si tani që shkova në një studio. Prindërit e mi nënshkruan, por ata nuk e dinin se çfarë.  Ata nuk mund të kuptonin se çfarë ishin kontratat dhe të gjitha këto, por ishin të lumtur sepse e shihnin fëmijën e tyre duke ecur përpara', tha ai.