Kënga e bujshme! Reperi nga Serbia vargje për miqësinë me shqiptarët: Jemi si një familje dhe kjo dihet (VIDEO)

Një repist i ri serb ka bërë bujë me këngën e tij, në gjuhën italiane, të publikuar së fundmi, ku në të flitet për miqësinë e shqiptarëve dhe serbëve.

Emri i tij është Aleksandar Milosavljevic dhe ai është një djalë i ri me origjinë serbe që jeton në Cadenazzo, në Itali.

I njohur me emrin e artit Aki Aki, ai është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me single-in e tij “Cani sciolti”, një këngë rap ku flitet për miqësinë midis komunitetit serb dhe shqiptar që jeton në Ticino.

Në video shikohen disa makina si dhe tre flamuj, ai i Shqipërisë, i Zvicrës dhe Serbisë.

Në një pjesë të këngës Aleksandar Milosavljevic thotë: Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë, ti e di.

Jemi te gjithe si një familje, edhe serb dhe shqiptarë
Dy raca të harruar që sjellim veç telashe
Në grupin tonë, ka djem nga tre kombe. Mes nesh nuk ka lider apo kryetar. Mes nesh nuk ka të parë. Të mos luajmë me zjarrin se digjemi.
Jemi si qen të lënë të lirë në rrugët e këtij qyteti. Jemi të gjithë njësoj, pa diferenca me njëri tjetrin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 02/11/2019 12:40

    Kush lufton dhe punon per dashurine mes popujve,eshte nje mbrekulli qe atij i ka dhene natyra .Kush vret dhe shperndan helm,duhet qe te ktheje mire syte nga e bukura dhe te flaki ligesite.Per kengen qe ka bere ky djali Serb e pergezoj dhe shembullin e tij duhet ta perqafojne te gjithe te rinjte neper bote.Poshte dhuna,vrasjet,lufta.Popujt ne gjithe boten duhen me njeri tjetrin,por te keqiat i bejne politikanet per interesat e tyre te mbrapshta qe si hyjne ne pune askujt.Ky djale shume i ri nuk mban pergjegjesi per cka ka bere Milloshevici dhe vicerat e tjere,por ky shikon nga e adhmja,dhe per kete duhet pergezuar dhe pergjithesuar nga te rinjte ne mbare boten,per ti thene jo te keqes.

    Përgjigju
  • Ilir: 01/11/2019 14:28

    Pasi e vrane, masakruan, perdhunuan dhe vodhen popullin shqiptar thone qe jemi nje familje. Do behemi kur te ktheni cdo gje qe keni vjedhur ne Kosove dhe Shqiperi, te kerkoni falje publike, te paguani demet e luftes dhe te njihni pavaresine e Kosoves...!

    Përgjigju
  • Huawei: 01/11/2019 13:14

    Nuk jam tifoz i muzikes rap por bravo per mesazhin qe jep

    Përgjigju
    • CaBone: 01/11/2019 15:04

      Super mesazh. Me e mabjt mendjen mbrapa nuk ecen dot para. Kto jan gjera positive ne syt e publikut. Politika ka qen, eshte, dhe do jet gjithmon kurv. ✌️

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot