Ajo që e veçon këtë rast nga të tjerët, është fakti se këtë herë, Kim Kardashian akuzohet se ka imituar pamjen e yllit të muzikës pop, që për hir të së vërtetës, vetëm një sy i mprehtë mund t’i dallojë nga njëra tjetra.
Pavarësisht deklaratave të këngëtares Karleusa në shtyp dhe në rrjete sociale, Kim është treguar e rezervuar dhe nuk ka reaguar rreth thashethemeve, por miku i saj më i ngushtë, Jonathan Cheban, ka reaguar në një artikull në revistën e tij online.
Sipas tij, askush nuk ka dëgjuar për këtë ‘këngëtare’ dhe të gjitha këto përpjekje për të bashkëngjitur emrin e saj pranë atij të Kim, janë në funksion të karrierës së saj, kështu edhe ajo mund të jetë sadopak e famshme. Jelena ka vjedhur pamjen e Kim dhe të gjithë të tjerëve për vite me rradhë dhe më poshtë janë fotot që e vërtetojnë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)