Këngëtarja do të sjellë në jetë vajzën e dytë, duke i dhuruar vogëlushes Grace një motër.
“Po vjen? Princesha tjetër. Zoti na dha mundësinë të bëhemi prindër të një vajze 4 vjet e gjysëm me parë, e tani ajo do të bëhet me një motër të vogël. Ne jemi shumë të lumtur për dhuratën e Zotit.Zot faleminderit që e kam këtë mundësi, mundësinë t’i jap jetë një krijese tjetër, mundësinë ti dhurojmë Grace një motër që kam me bindjen që do ta duan shumë njëra –tjetrën.(Oh se harrova. E bera vetë gjithë atë shkrim me gurë në fustan. I ngjita një nga një me durim e shumë dashuri.Uroj nga thellësia e shpirtit që një lajm të tillë ta marrin sa më parë ato vajza që mezi presin të bëhen nëna. Zoti ja u dhëntë këtë mundësi”, ka shkruar Aurela Gaçe në statusin e saj në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com