Këngëtarja Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbushi ajo

Këngëtarja Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbushi ajo

‘Diva’ e skenave të muzikës Shqiptare,  e cila numëron miliona klikime në hitet e saj dhe një numër të madh fansash, ka mbushur sot plot 34 vite.

E lindur më 14 Prill të vitit 1989, Dafina numëron 34 vite, plot suksese dhe arritje. Padyshim ajo është një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës Shqiptare ,me një vokal që ka bërë për vete publikun që kur ishte 4-vjeç, Dafina vazhdon të qëndrojë në majat e karrierës së saj.

Vetëm 10 vjeç, Dafina mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë. Dafi 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por u bë kryefjala e vendit kur dhuroi hite pas hitesh dhe mori vlerësimin maksimal të publikut për talentin e punën e palodhur

Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve e radiove lokale, duke kryesuar në shumicën e rasteve. Pjesëmarrjet në skenë dhe projektet e panumërta muzikore, e kanë mbajtur Dafin gjithmonë pranë fansave

Mes dhjetëra këngëve, Dafina numëron disa albume mjaft të pëlqyera.

Këngëtarja po përgatit albumin e saj të pestë që do të titullohet “Une Jom Ajo”, për të cilin njoftoj se do të shtyhet për shkak të disa rregullimeve të fundit, që do të reflektojnë gjendjen e saj shpirtërore.

 

 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale