Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë një intevistë për revistën Cosmopolitan në Japoni.
Këngëtarja ka treguar disa të fshehta nga jeta e saj private hde profesionale, ndërkohë që ka rrëfyer edhe periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë. Ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, tha ndër të tjera Ava Max.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shprehur se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku ajo zhvillon karrierën.
Nga tre punë nuk ka mundësi se një punë=8 orë, 2 punë=16 orë, 3 punë=24 orë????. Ah, në rast se i quan tre punë kur punon 3 orë këtu 2 orë aty dhe 3 orë gjëkundi tjetër, ok po në total prapë= 1 punë????. Nejse tha, do të na i shpjegosh herë tjetër...
PërgjigjuCfare thote Ava eshte mese e vertete. Shqiptaret qe dolen te paret kane punuar jashte mase, pasi punet qe beinin ne fillim nuk paguanin shume, keshtu qe u duhej te punonin me teper se 2 pune. Disa kane punuar edhe me teper se 80 ore ne jave.
Mos u lodh o Losh me kafexhijte shqiptare se nuk e kane haberin nga mergimi.
Shembull, bej 40 ore nga e hena deri te premten, pastaj te shtunen dhe te dielen 20 ore te tjera. Mund te besh dhe nje pun tjeter ne dark