Këngëtarja Olta Boka zbulon problemin shëndetësor që e shoqëron çdo verë: Këto sëmundje nuk kanë shërim

Këngëtarja Olta Boka zbulon problemin shëndetësor që e shoqëron çdo verë: Këto sëmundje nuk kanë shërim

Këngëtarja Olta Boka ka ndarë me ndjekëset e saj një problem shëndetësor që e shoqëron çdo verë. Në një story të publikuar në Instagram, këngëtarja zbuloi se është alergjike ndaj diellit dhe ekspozimi në diell i shkakton probleme në lëkurë.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajret e alergjisë”- shkruan Olta, duke kërkuar edhe këshillat e ndjekësve të saj.

Ajo zbuloi gjithashtu se ka tashmë disa vite që vuan nga kjo sëmundje, ndërsa tregoi edhe detaje të tjera rreth problemeve që i shkakton. Ajo shkruan se sëmundja, të cilën ia kanë cilësuar si “seborreic”, nuk ka shërim por mbahet nën kontroll, ndërsa shton se së fundmi ka filluar të besojë një teori tjetër rreth saj.

“Në fakt unë vuaj nga dermatitis, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Williams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj!”- shkruan këngëtarja.

29/3
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë