Eleni Foureira është këngëtarja shqiptare që përfaqesoi Greqinë në Eurovizion vitin e shkuar dhe kënga e saj Fuego u kthye në një hit edhe pse ajo nuk ia doli të merrte çmimin e parë.
Pas kësaj këngë Eleni ka publikuar disa hite të tjera në gjuhën spanjolle dhe ka mbajtur koncerte në Spanjë një vend që e ka mirëpritur me shumë entuziazëm.
Së fundmi Eleni ka njoftuarnë Instagramin e saj se do të vijë me një bashkëpunim me reperin e njohur Snoop Dogg. Kënga titullohet ‘Sirens’ dhe do të jetë një ripunim i këngës së njohur ‘Sweet Dreams (Are Made of This)’.
‘Label-i’ i Elenit e ka lajmëruar ardhjen e këngës duke publikuar një pjesë të shkurtër të saj në ‘Instagram’. Sipas mediave greke, gjithçka është gati dhe projekti do të lançohet ditën e premte. Duke parë sukseset e këngëtareve, me siguri dhe ky bashkëpunim do të kthehet në hit.