Këngëtarja shqiptare i qethi flokët 'zero' dhe motivi i saj është fisnik (FOTO)

Këngëtarja shqiptare i qethi flokët 'zero' dhe motivi i saj është fisnik (FOTO)

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Gjatë këtij muaji bëhen shumë fushata sensibilizuese për të mbështetur personat e mbijetuar si dhe ato që janë në luftë me këtë sëmundje. Gjithashtu synimi është për një edukim të grave për vizitat rutinë duke bërë që sëmundja të kapet në kohë.

Këtyre fushatave iu është bashkuar edhe këngëtarja Eliza Hoxha në një mënyrë shumë origjinale.  Ajo ka qethur flokët në mbështetje të këtyre vajzave dhe grave që janë në luftë me sëmundjen e shekullit.

 “Për të gjitha ato gra e vajza që nuk dorëzohen”, -ka shkruar Eliza përkrah dy fotove ku shfaqet pa flokë, por e bukur si gjithmonë.

Fotot janë shoqëruar me komente që mbështesin dhe vlerësojnë këngëtaren për këtë veprim.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative