Dihet që marrëdhëniet mes vjehrrave dhe nuseve janë shpesh jo të mira, por një këngë e fundit do ju bëjë të ndryshoni mendim. Vajza e këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, ka publikuar këngën e saj më të re, që i kushtohet pikërisht vjehrrës dhe titullohet ‘Vjehrra e mirë’.
Ëngjellushe Salihu ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale me tekstin e këngës, ku thotë fjalë të mira për vjehrrën dhe e lavdëron atë shumë.
"Veç me ja bo një nder, 3 herë m'thotë faleminder. E kam vjehrrën për merak, me e thirr nënë po m'duket pak. Po m'ndihmon punët me i bo, vjehërr më të mirë jo nuk ka. E ka gojën si sherbet, meriton me i bo yzmet", është një pjesë e tekstit të këngës që ka ngjallur goxha reagim në rrjete sociale.