Këngëtarja shqiptare përjeton emocionet e 'Eat, Pray, Love': Nuk munguan flirtet! (VIDEO)
E ftuar në “Rreze Dielli”, këngëtarja Eltina Minarolli tregon për Balin, cilat janë gjërat më interesante që pa në këtë vend, nga ushqimet, deri te flirtet gjatë udhëtimit.
Kur po shijon suksesin e dy bashkëpunimeve mjaft interesante në stilin Afro-Beats, pas dy viteve pauzë në muzikë, Eltina Minarolli duket se ka përjetuar një nga udhëtimet më të bukura të jetës së saj, në Bali. Sigurisht ky vend është mjaft tërheqës për mjaft turistë të mbarë botës, por po kthehet në një destinacion shumë të preferuar edhe për shumë shqiptarë.
E ftuar në “Rreze Dielli”, këngëtarja Eltina Minarolli tregon për Balin, cilat janë gjërat më interesante që pa në këtë vend, ushqimet, por edhe flirtet gjatë udhëtimit.
“Një nga arsyet që vajta në Bali është ushqimi. Ushqimet që konsumojnë janë gati 99% bio. Mëngjesi atje nis me arrën e kokosit. Orizi ishte gjëja më e famshme. Niste mëngjesi me lutje në çdo vend që shkoje, kishin disa lloje mënyrash shumë të bukura për të bërë lutjet që dita e tyre të ecte mbarë. Janë shumë të lidur me natyrën dhe me shpirtëroren dhe kjo është një nga arsyet pse shkova. Të bënin ta doje jetën, në Shqipëri u përballa me negativitet kur u ktheva. Ato edhe pse ishin shumë të varfër, nuk e tregonin, ishin të lumtur. Kam qëndruar rreth 1 muaj, komplet ndryshe, shumë herë më lirë se në vendet evropiane. Kisha shkuar për qejfin tim, vajta me një miken time dhe me mamanë time, aty krijuam shumë shoqëri. Me flirte u përballa sa të duash. Shpirtërisht u lidha shumë më atë vend.”,shprehet këngëtarja.
Edhe pse në emisionin “Rreze Dielli” ajo thotë se nuk është në një lidhje dashurie, Eltina shprehet se Bali mund të ishte vendi ideal edhe për bërë celebrimin, kur të gjejë dashurinë e jetës.