Dikur i kushtoi këngë mbesës, sot i bën suprizën e veçantë (VIDEO)

Dy bashkëpunime ndërkombëtare, në një rrymë ku e gjen veten mjaft mirë. Në planet e Eltina Minarollit janë edhe bashkëpunime të tjera me producentë në Amsterdam dhe Francë. Gjithashtu e ftuar në “Rreze Dielli”, këngëtarja ka treguar se disa nga projektet e saj muzikore do të vijnë edhe me videoklip. Megjithatë, këtij rikthimi të fuqishëm në muzikë, nuk kishte si t’i mungonte një këngë zemre, nga ato këngë që zënë një vend të veçantë në jetën e këngëtarit.

Eltina tregon se po punon për këtë këngë, teksti i së cilës është shkruar nga një vajzë shumë speciale për të, pikërisht mbesa e saj.

Mbesa është rritur. Më çoi një tekst në anglisht, sepse jeton në SHBA, që e kishte shkruajtur dhe më tha më bëj muzikën dhe ta bëj një këngë. Në tekst ajo flet për konfidencën, është shumë e çuditshme ta shohësh një 10 vjeçare që shkruan këtë lloj teksti. E ka shumë qejf muzikën. Më surprizoi, them që do vij me një bashkëpunim edhe me mbesën.”, thotë në “Rreze Dielli” këngëtarja.

Kënga e radhës e saj do jetë një tjetër bashkëpunim me një artist të huaj, një projekt muzikor sërish në stilin afro-beats.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen