Albërie Hadërgjonaj njihet nga të gjithë si një ndër këngëtaret shqiptare më të drejtpërdrejta. Në çdo moment ajo nuk heziton të shpreh mendimin e saj, pavarësisht se cili do të jetë reagimi i të tjerëve.
Ndërkohë që po përgatitet të sjellë një projekt të ri muzikor, Albëria do të jetë këtë të shtunë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.
Nga videoja prezantuese e këtij emisioni që Ermal Mamaqi ka postuar në profilin e tij në Instagram, shihet se këngëtarja do të flasë, jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe personale.

E pyetur në lidhje me faktin se a i shkruajnë dhe e ngacmojnë djemtë e rinj në rrjetet sociale, Albëria është përgjigjur me humor:
/Shqiptarja.comNdodh që shpesh më shkruajnë shumë të rinj, por ndonjëherë u them po ca të bëjë halla ty.
Albërie Hadërgjonaj
( Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj )
Komente
