Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare më të njohur dhe të komentuar të shoëbiz-it.

Këngëtarja e hitit “In the name of love” gjatë një interviste për ‘Teen Vogue’ ka zbuluar disa sekrete nga jeta e saj.

Ajo ka rrërfyer duke thënë që shpesh kalon në gjendje të vështirë por ështe teraoisti I saj personal ai që e ndihmon.

Unë qaj shumë dhe kaloj në një gjendje të vështirë, kam terapistin tim personal dhe gjithashtu njerëz që më ndihmojnë duke folur me ta. Ka ditë që jam e gëzuar por ka edhe ditë që dua vetëm të rri në dhomën time dhe të fshihem nën batanije.

Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare ka treguar se për të shmangur një gjendje të tillë ajo mundohet ta mbushë jetën me aktivitete të shumta, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ti largohet gjendja e ankthit.