Keni bërë plane për sot? Shikoni më parë motin

Keni bërë plane për sot? Shikoni më parë motin

Moti me shi

Nëse keni bërë plane për këtë të diel, bëni mirë të shikoni motin më parë. I gjithë territori i vendit do t’iu dorëzohet sot reshjeve të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shtrëngata në vende të caktuara.

Ky është parashikimi i fundit i IGJEUM, i cili njofton se nuk ka rrezik për zjarre në pyje, pasi në gjithë vendin do të ketë shi.

ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e shtunë, dt.05) dhe nesër (e diel, dt.06) “S’KA RREZIK” pёr zjarre nё pyje.

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.05) dhe nesër (e diel, dt.06) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 22 °C

në vendet malore: 9 / 17 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.05) dhe nesër (e diel, dt.06) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.




                              Parashikimi i motit për ditën e sotme

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë