Keni dëshirë për ëmbëlsira gjatë gjithë kohës? Ja arsyet përse ndodh

Keni dëshirë për ëmbëlsira gjatë gjithë kohës? Ja arsyet përse ndodh

Foto ilustruese

A dëshironi vazhdimisht të hani diçka të ëmbël?

Sipas hulumtimeve organizmi juaj po ju thotë se keni mungese të disa prej lëndëve ushqyese të rëndësishme dhe thelbësore.

Mungesa e magnezit
Së pari ju duhet të identifikoni llojin e ushqimit të ëmbël që dëshironi. Nëse është çokollatë, mund të nënkuptojë se trupit tuaj i mungon magnezi.

“Është një dukuri shumë e zakonshme sot”, shpjegon nutricionistja Elisa Goodman.

Dhe ndërsa çokollata me qumësht është plot me sheqer, rekomandohet të konsumoni çokollatë të zezë. Ajo është e pasur me antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Mungesa e vitaminës B
Vitaminat B1, B7 dhe B12 janë të domosdoshme për metabolizmin e glukozës. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminave B, trupi juaj mund të ketë probleme në ndarjen e glukozës për të prodhuar energji, gjë që mund t’ju bëjë të keni nevojë për më shumë sheqer.

Rënie e papritur e sheqerit
Kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi juaj mund të përpiqet t’ju detyrojë t’i jepni më shumë energji për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak. Për të mbajtur të ekuilibruar sheqerin në gjak, rekomandohet që të hani një sasi të shëndetshme proteinash dhe të shtoni më shumë ushqime të pasura me fibra, si fasulet dhe bishtajore, së bashku me karbohidratet komplekse, të cilat do t’ju japin karburantin që ju nevojitet pa rritje të sheqerit në gjak.

Mungesa e kromit
Kromi është një mineral thelbësor që rregullon metabolizmin e insulinës dhe glukozës, duke ndikuar në nivelin e sheqerit në gjak. Mungesa mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe të rrisë dëshirat për sheqer. Disa simptoma të zakonshme të mungesës së kromit përfshijnë lodhjen, nervozizmin dhe depresionin.

Mungesa e zinkut
Zinku është i nevojshëm për funksionimin e sistemit imunitar dhe tretjen e duhur, por është gjithashtu përgjegjës për rregullimin e niveleve të insulinës dhe metabolizmit të karbohidrateve. Mungesa e zinkut mund të çojë në një ulje të perceptimit të shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës për të kompensuar mungesën e shijes. Mungesa e zinkut mund të çojë në nivele të ulëta të energjisë, ulje të imunitetit dhe dëshirë për sheqer.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Nuk ka asnjë dyshim! 2025 do të jetë viti i këtyre shenjave

Nuk ka asnjë dyshim! 2025 do të jetë viti i këtyre shenjave