Ndiheni vazhdimisht të lodhur? Dy zakonet që ju ‘thithin’ energjinë

Ndiheni vazhdimisht të lodhur? Dy zakonet që ju ‘thithin’ energjinë

Foto ilustruese

Nëse zakonisht jeni të lodhur, të përgjumur dhe ndiheni sikur nivelet tuaja të energjisë po bien, atëherë duhet të shikoni zakonet tuaja të të ngrënit.

Shpesh disa përbërës ushqimorë, të njohur janë të dëmshëm për shëndetin tuaj. Kështu sipas nutricionistes Shyla Cadogan këto janë dy gabimet më të zakonshme ushqyese që ju ‘vjedhin’ energjinë.

Konsumimi i shumë pijeve energjike
Pijet energjike, përmbajnë kafeinë, sheqer, sasi të larta të vitaminave B dhe aminoacide si taurina, përbërës që rrisin menjëherë nivelin e energjisë, por në të ardhmen ato janë shoqëruar me rreziqe shëndetësore. Përmbajtja e sheqerit rrit me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak duke ofruar një nxitje të menjëhershme momentale, përpara se të çojë në një ulje të energjisë dhe rrjedhimisht rraskapitje të trupit. Rekomandohet të mos zgjidhni pije energjike që përmbajnë më shumë se 80-85 mg kafeinë (1 filxhan kafe).

“Etja” për ëmbëlsirat
Biskotat, karamelet apo ëmbëlsira të tjera na mbajnë aktiv, por vetëm për një ose dy orë. Këto ushqime janë të pasura me karbohidrate dhe rrisin shumë shpejt nivelet e sheqerit në gjak, por pas rritjes së shpejtë, ka një rënie po aq të shpejtë. Luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak janë shkaku kryesor i niveleve të paqëndrueshme të energjisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic