Keni 'gjysmën e zemrës' në Itali, por s'e takoni dot se u mbyllën kufijtë nga COVID-i? Ja vendimi më i fundit që mori shteti fqinj

Keni 'gjysmën e zemrës' në Itali, por s'e takoni dot se u mbyllën kufijtë nga COVID-i? Ja vendimi më i fundit që mori shteti fqinj

Foto ilustruese

TIRANË- Çiftet që u ndanë nga COVIF-i për shkak se u mbyllën kufijtë, tani më do kenë mundësi të bashkohen...të paktën ata që kanë gjysmën e zemrën në Italinë fqinje.

Këshilli i Ministrave të Italisë mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje.

Ndërkohë në mbledhje janë marrë edhe vendime të tjera, ku ndër më kryesore është se shtyhet gjendja e jashtëzakonshme deri në 15 tetor.

"Me Vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020 (kliko këtu për tekstin dhe këtu për dokumentet ashkëlidhur), masat në fuqi për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar të parashikuara nga Vendimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave i datës 7 gusht 2020 si edhe dispozitat e parashikuara nga urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë të datës 12 gusht dhe 16 gusht 2020, janë shtyrë deri më 7 tetor të vitit 2020.

Lutemi të kushtohet vëmendje e veçantë mbi çështjet në vijim:

- lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali) do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta;

- hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit;

- dokumenti C bashkëlidhur Vendimit përditëson në tërësi informacionin mbi kufizimet e aplikueshme në udhëtimet nga dhe për në territoret përtej detit.

Këshilli i Ministrave ka vendosur, më datë 29 korrik 2020, shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin kombëtar deri më datë 15 tetor 2020, për shkak të rrezikut shëndetësor lidhur me patologjitë që rrjedhin nga agjentë viralë të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht COVID-19.

Me datë 7 gusht është aprovuar Vendimi i ri i Kryetarit të Këshillit të ministrave që, ndër të tjera, rregullon lëvizjet nga/për në Itali prej datës 9 gusht deri më datë 7 shtator 2020", thuhet në vendim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës