Keni plane për nesër? Ja sa do të shkojnë temperaturat, në këto qarqe rrezik i lartë për zjarr

Vendi ynë ditëve të fundit është përfshirë sërish nga një valë të nxehti pas ditëve përvëluese të korrikut. Sipas IGJEUM, ditën e nesërme ( e diel, 11 Gusht) temperaturat do të jenë shumë të favorshme për të gjithë ata që duan të shkojnë në plazh.  

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 22 / 32 °C; në vendet e ulëta: 21/ 37 °C, ndërsa në vendet malore: 18 / 32 °C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.

Për sa u përket zjarreve nesër rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier dhe Vlorë, Berat (Jug-Perëndim), Dibër (Lindje- Perëndim), Gjirokastër (Veri-Lindje, Jug) dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë.

Kujtojmë se në qarkun e Fierit, Pukës dhe Shkodrës e Gjirokastrës ka patur problematike të theksuar me zjarret ku janë djegur disa hektarë, yllishte e pyje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë