Zjarret djegin pyjet/ Ministria e Mbrojtjes: Në Vaun e Dejës shuam flakët, vijon në Dropull e Pukë (VIDEO)

Tre vatra zjarri të mëdha kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ku ka djegur disa hektarë tokë. Situata më e rënduar është në Dropull, ku prej tre ditësh riaktivizohen vatra të reja zjarri. Edhe  ditën e sotme në fshatin Dervician ka rënë zjarr që rrezikon të përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë minisistria e Mbrojtjes, konfirmon se zjarre ka patur edhe në Vaun e Dejes dhe në Pukë. Sipas ministrisë në Vaun e Dejës janë angazhuar Forcat e Armatosura dhe deri më tani kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit plotësisht.  Ndërkohë në Dropull dhe në Pukë zjarri vazhdon të djegë pyjet.

"Fatkeqësisht as kjo verë nuk kaloi pa zjarre edhe pse as që krahasohet me vitet e tjera.
3 vatra zjarresh kanë djegur disa ha pyje, e kullota në Dropull, Vaun e Dejës dhe Pukë.
Efektivët e FA janë angazhuar në të 3 vatrat dhe deri tani është shuar plotësisht zjarri në Vaun e Dejës.
Vijon puna në terren edhe për shuarjen e dy vatrave të tjera.
" shkruan ministrja Xhaçka në një reagim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në Dropull është një situatë alarmante pasi vetëm ditën e djeshme janë djegur së paku 150 pisha nga Parku Natyror i Goranxisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin