TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm në Facebook për ata që po aplikojnë për Lotarinë Amerikane.
Bëhet fjalë për një mesazh gabimi që iu shfaqet aplikantëve në momentin që kryejnë procedurat për plotësimin e formularit.
Këshilla e Ambasadës është që në rast se haset ndonjë një problem i tillë gjatë procesit të aplikimit, të provohet më vonë.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Facebook:
Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen