Keni rënie masive të flokëve? Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Merrni këto bimë dhe përzieni bashkë, rezultatet do t’ju habisin brenda një kohe të shkurtër

Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv tregoi shkaktarët që na cojnë në rënien masive  të flokëve si dhe kurat bimore përmes të cilave mund të pengojmë rënien e tyre:

Rënia e floëkve është pasojë e një sëmundje që fshihet dikur dhe duhet kërkuar për ta gjetur. Disa nga shkaktarët janë anemia, gjenetika kryesisht tek meshkujt, mosha, menopauza, këto janë fazat ku duhet të stimulohet nga pak.

Mjeku popullor Ylli Merja  tha se përgjithësisht rënia masive e flokëve është gjenetike dhe për raste të tilla ai sygjeroi këtë maskë:

“Shtypim dy tre thelpinj hudhër, pak qepë, një lugë kafe me mjalt dhe mund të marrim një të verdhë veze, e shtypim pëdorim hudhrën dhe qepën në mënyrë që të djegim atë koren, skalpin që është bërë si I shëndritshëm. Vendosim këtë maskën me hudhër, qepë, që kjo pjesa e skalpit e forcuar të plasaritet. Këtë hudhrën e lëmë 5-7 minuta pastaj heqim vetëm cipat e saj që mos na djegi skalpin dhe lëmë lëngun e  qepës me mjaltin e lëmë një orë dhe bëjmë shplarjen. Më pas vendosim pak sprajt, që ka ekstrakt hither, kamomil, që kanë kripra minerale” tregoi ai.

Një tjetër arsye për rënien e flokëve kohët e fundit duket se ka qenë edhe pandemia e Covid 19, ku shumë të infektuar pas kalimit të kësaj sëmundje kanë pasur simptomë rënien masive të flokëve, sipas mjekut popullor kjo simptomë mund të kurohet përmes maskave dhe këtij vaji:

“Maskë floku, e cila mirë është të përdoret para larjes , mund të hedhim maksimumi një lugë kafe e shpërndajmë dhe I bëjmë masazh 2-3 minuta, forcon rrënjën” tha ai.

Gjithashtu ai shpjegoi se mund të përdorni edhe cajin e flokëve që mund të pihet për të qetësuar sistemin nervor nëse rënia e tyre vjen nga stresi apo edhe nga faktorë të tjerë.

“ Lëvore shelgu, faj hithre që përmban acide organike   sidomos ai acidi instaminik që djeg dhe nxit qarkullimin e gjakut , me këtë bëjmë një shplarje, por cajrin ehithrës mund dhe ta pijmë. Nëse personi ka krruarje, lëkurë të yndyrshme, irritim të skalpit mund të përdoren edhe dega të shelgut një ose dyvjecare  për faktin se ato kanë acidin salicilik që është një dizifektant shumë I mirë për trupin” shpjegoi ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Pas konferencës për mediat në kryeministri, Erdogan shkon në Kuvend, e pret Nikolla dhe Rama