Kenia/ Atletja gjendet e vdekur në banesë, dyshimet mbi vrasjen bien tek bashkëshorti

Kenia/ Atletja gjendet e vdekur në banesë, dyshimet mbi vrasjen bien tek bashkëshorti

Agnes Jebet Tirop

KENIA- Bota e atletikës është tronditur sot pas lajmit të trishtë se atletja keniane Agnes Jebet Tirop u gjet e vrarë në shtëpinë  e saj në Iten. 25-vjeçarja u gjet e pajetë nga policia keniane, ndërsa kishte marrë disa plagë në bark dhe qafë me thikë.

Dyshimet e para për vrasjen kanë rënë mbi bashkëshortin e saj, i cili sipas fqinjëve, kishte bërë një debat të ashpër me viktimën pak orë para vrasjes. Babai i atletes kishte denoncuar se vajza ishte zhdukur që prej të martës.

"Kur policia hyri në shtëpi, ata gjetën Tiropin në shtrat dhe kishte një pellg gjaku në dysheme. Konstatuam se ajo ishte goditur me thikë në qafë. Burri i saj është ende në arrati dhe hetimet paraprake dalin në përfundimin se burri i saj është i dyshuari kryesor. Policia po përpiqet të gjejë bashkëshortin e atletes në mënyrë që ai të shpjegojë atë që ndodhi”, tha Tom Makori, kreu i policisë për zonën.

Tirop kishte fituar medaljen e bronztë dy herë, në 10 mijë metra në garat botërore, herën e parë në Londër në vitin 2017 dhe herën e dytë në Doha në vitin 2019. Ndërkohë, në Lojërat Olimpike që u zhvilluan këtë vit, Tirop nuk mundi të merrte një medalje në 5 mijë metrat pasi arriti e katërta në fianle.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës