KENIA - Dy ushtarë kenianë janë përjashtuar nga ushtria dhe janë burgosur për vjedhje gjatë sulmit terrorist në qendrën tregtare në Nairobi, gjatë muajit shtator. 67 persona humbën jetën në këtë masakër. Lajmin e bën të ditur vetë komandati i ushtrisë keniane. Autoritetet thonë se hetimet janë duke vazhduar.

Por 36 ditë pas akuzave kundër forcave të sigurimit kenian, këta të fundit vendosën të japin versionin e tyre. Julius Karangi, shef i forcave të mbrojtjes keniane, tha se ushtarët e përfshirë në operacion, morën vetëm ujë me dijeninë e oficerit të tyre në komandë.

Raportimet për vjedhje nga ana e ushtarëve, kanë turpëruar Forcat e Mbrojtjes Keniane dhe mbetet për të parë se sa shumë, pranimi i pjesshëm i fajit nga drejtori i tyre, do të rregullojë situatën dhe imazhin e forcave.

Ndërkohë hetuesit janë drejt mbylljes së çështjes dhe brenda pak ditësh pritet të dalë dhe raporti përfundimtar.


(v.gj/shqiptarja.com)