NAIROBI- Pamje filmike të kamerave të sigurimit në qëndrën tregtare “Westgate” në Nairobi, tregojnë momentet rrënqethëse kur njerëz të armatosur futen brenda qendrës dhe fillojnë të qëllojnë këdo me armë zjarri.

Në video mund të shihet një njeri i shtrirë në tokë i cili qëllohet disa herë, deri sa vdes.

Në një tjetër pamje filmike, disa civilë janë fshehur pas banakut të një lokali, pak më vonë, disa civilë të tjerë të armatosur afrohen.

Masakra e cila zgjati katër ditë, përfundoi pas ndërhyrjes së forcave speciale. 60 persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë ende janë në kërkim. Gjatë ditës së enjte, disa pjesë të trupit të një njeriu u gjetën në një seksion të rrënuar të qendrës tregtare.

Kenia ka akuzuar grupin somalez al-Shabaab si fajtor, pas sulmit terrorist, i cili sipas qeverisë, erdhi si hakmarrje për ndërhyrjen e Forcave të Mbrojtjes së Kenias në qytetin e Kismayu, ku operonte ky grup.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)