NAIROBI - Zhurma kallashnikovi, janë dëgjuar në brendësi të Qendrës Tregtare në Nairobi, ku të paktën 62 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi nga ana e grupit somalez al Shabaab.
Ministri Brendshëm i Kenya-s, kishte deklaruar se të gjithë personat e marrë peng në Westgate, ishin lënë të lirë.
Qendra tregtare në Nairobi, ishte pastruar nga ana e forcave speciale, pa patur asnjë rezistencë.
Por nuk ka përfunduar ende situata e keqe në Westgate, situatë që vazhdon që nga paraditja e ditës së shtunë.
Sipas disa burimeve të sigurisë në qendrën tregtare, mendohet se brenda në qendër ndodhen ende një apo dy persona të armatosur, të cilët i kanë shpëtuar aksionit të policisë, mbrëmjen e të hënës.
Terroristët janë lokalizuar pranë një kazinoje, në një nga katet e larta të qendrës tregtare. Disa dëshmitarë, kanë deklaruar se kanë dëgjuar disa të shtëna armësh dhe një shpërthim në brendësi të ndërtesës.
Qeveria e Kenias, është duke paraqitur detajet e situatës.
Amina Mohamed, Ministre e Jashtme, u shpreh se brenda grupit terrorist, gjendeshin dy ose tre amerikanë dhe një shtetase britanike.
Ditën e hënë, grupi i Shabaab, i cili ka hapur zjarr mbi njerëzit që gjendeshin brenda qendrës tregtare, ka publikuar në rrjetin social Twitter, një listë ku gjendeshin emrat dhe prejardhja e terroristëve. Disa prej tyre ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Suedia.
Amina Mohamed, ka deklaruar se shtetasja britanike, nuk e ishte për herë të parë të kryente akte të tilla terroriste.
Ndërsa, përsa u përket amerikanëve, që janë pjesë e këtij grupi, ata janë rreth 18 dhe 19 vjeç, me origjinë somaleze apo arabe, por që jetojnë në SHBA.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com