Rdwin Cherviyot Melly nga Kenia u shpall fitues i garës së 10 km në maratonën e Tiranës. Fituesi në një prononcim për Report Tv u shpreh i lumtur për çmimin, ndërsa vlerësoi mikpritjen në Shqipëri.
/Shqiptarja.com
“Nuk jam profesionist, gara ishte e vështirë. Jam i gëzuar që ndodhem këtu. Jam i lumtur për vendin e parë. Është hera e parë që ndodhem në Shqipëri. Njerëzit janë shumë të mirë” u shpreh ai.
Kategoritë dhe Çmimet në Maratonën e Tiranës
Kategoria 21 km: Vendi 3, 1000 €, vendi 2, 1500 €, vendi 1, 2500 €
Kategoria 10 km: Vendi 3, 400 €, vendi 2, 600 €, vendi 1, 750€ euro
Kategoria “We too”: Vendi 3, 500 €, vendi 2, 750 €, vendi 1, 1000 €

(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

(Fitues i garës Rdwin Cherviyot Melly nga Kenia|)
dy.b/shqiptraja.com












