TIRANE - Përdorimi i Forcave të Ushtrisë për hapjen e rrugëve apo shërbime të tjera civile, kanë shërbyer si motiv për dy kallëzime të tjera penale ndaj ish-drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, në Prokurori.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë dorëzuar dy dosje që lidhen me përdorimin e Forcave të Armatosura në kundërshtim të hapur me misionin e tyre kushtetues, si dhe në shkelje të ligjit 8671 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandaimit e të drejtimit strategjik të FA të RSH” si dhe ligjit 7978 “Për forcat e Armatosura të RSH”.
Ndërkaq detaje të tjera nuk bëhen me dije pasi konsiderohen nga Ministria e Mbrojtjes si informacion i klasifikuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com