Kërcënim me bombë,avioni i Turkish
Airlines ulje të detyruar në Kanada 

Kërcënim me bombë,avioni i Turkish<br />Airlines ulje të detyruar në Kanada 
Një kërcënim për bombë ka detyruar avion e Turkish Airlines që udhëtonte nga Nju York City për në Stamboll të ndryshojë rrugë dhe të bëjë ulje në Kanada.

Avioni me 256 persona në bord, njoftojnë autoritetet është ulur i sigurt dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Policia në Noba Scotia thotë se nuk do të bëjë asnjë koment mbi detajet e kërcënimit dhe po punon për identifikimin që është përgjegjës.

Nga ana tjetër nënvizohet se, “po kërkojnë në avion me qen që janë stërvitur për zbulimin e eksplozivëve”.

Kërcënimi u bë rreth orës 10:50 me orën locale, pak pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar “John F. Kennedy”.

Të martën, Air France i nisur nga Uashingtoni bëri gjithashtu ulje të detyruar në Haliax, pas një kërcënimi për bombë. FBI thotë se pas hetimeve zbuloi se nuk kishte ndonjë kërcënim të vërtetë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai