Foto ilustruese

Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2021 janë regjistruar në total 25 raste të vendosjes së eksplozivëve në automjete dhe banesa. Numrin më të lartë të rasteve e mban muaji prill me 5 të tilla dhe me asnjë rast muaji korrik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë dy raste më shumë, ku u shënuan 23 raste eksplozivësh.

Në 2020-ën rekordin e mban muaji janar me 7 raste shpërthimesh të lëndëve plasëse, ndërsa muajt mars, prill dhe shtator 2020 nuk regjistruan asnjë rast. Pjesa më e madhe e eksplozivëve kanë për kërcënime dhe mesazhe.

Rasti i fundit i vendosjes së eksplozivit u regjistrua mbrëmë në Sauk, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuar,  ndërsa ende nuk ka një autor për ngjarjen e po ashtu nuk dihet as objektivi i sulmit.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi i tritolit dje në Sauk, dyshohet se autorët e hodhën nga lart mbikalimit nga frika e patrullave të policisë! Përjashtohet pista e sulmit ndaj bizneseve afër