Shpërthimi i tritolit dje në Sauk, dyshohet se autorët e hodhën nga lart mbikalimit nga frika e patrullave të policisë! Përjashtohet pista e sulmit ndaj bizneseve afër

Shpërthimi i tritolit dje në Sauk, dyshohet se autorët e hodhën nga lart mbikalimit nga frika e patrullave të policisë! Përjashtohet pista e sulmit ndaj bizneseve afër

Foto nga vendngjarja

Mbetet mister rasti i sasisë së lëndës plasëse të hedhur mbrëmjen e së hënës pranë rrethrrotullimit në Sauk. Deri tani, hetuesit kanë përjashtuar pistën e një sulmi të mundshëm ndaj bizneseve në afërsi.

Lënda plasëse është hedhur nga lartë mbikalimit dhe nuk ka asnjë pamje kamerash sigurie ta ketë filmuar. Dyshohet se poseduesit mund të kenë hasur në patrulla policie rrugës, çfarë mund të ketë çuar në hedhjen e sasisë nga frika.

Dy drejtuesit që u janë dëmtuar mjetet, në deklarimet që kanë dhënë para hetuesve, kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori.

Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse. Dyshohet se autori apo autorët janë larguar me një automjet. Po punohet për zbardhjen e kamerave të sigurisë në distancë më të largët për të identifikuar autorët.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë rreth orës 19:45, afër nënkalimit, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2021 janë regjistruar në total 25 raste të vendosjes së eksplozivëve në automjete dhe banesa. Numrin më të lartë të rasteve e mban muaji prill me 5 të tilla dhe me asnjë rast muaji korrik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë dy raste më shumë, ku u shënuan 23 raste eksplozivësh. Në 2020-ën rekordin e mban muaji janar me 7 raste shpërthimesh të lëndëve plasëse, ndërsa muajt mars, prill dhe shtator 2020 nuk regjistruan asnjë rast. Pjesa më e madhe e eksplozivëve kanë për kërcënime dhe mesazhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Kërcënime dhe mesazhe, 25 raste të vendosjes së eksplozivëve në 10 muajt e parë të 2021

Foto ilustruese

Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2021 janë regjistruar në total 25 raste të vendosjes së eksplozivëve në automjete dhe banesa. Numrin më të lartë të rasteve e mban muaji prill me 5 të tilla dhe me asnjë rast muaji korrik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë dy raste më shumë, ku u shënuan 23 raste eksplozivësh.

Në 2020-ën rekordin e mban muaji janar me 7 raste shpërthimesh të lëndëve plasëse, ndërsa muajt mars, prill dhe shtator 2020 nuk regjistruan asnjë rast. Pjesa më e madhe e eksplozivëve kanë për kërcënime dhe mesazhe.

Rasti i fundit i vendosjes së eksplozivit u regjistrua mbrëmë në Sauk, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuar,  ndërsa ende nuk ka një autor për ngjarjen e po ashtu nuk dihet as objektivi i sulmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 26/12/2021 09:46

    Pse nuk e lidhni ngjarjen me vizitën e Vuçiçit dhe afërsinë me Pallatin e Brigadave?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë