'Kërcënime nga Serbia...', Kosova ndalon hyrje e çdo zyrtari serb në territorin e saj

'Kërcënime nga Serbia...', Kosova ndalon hyrje e çdo zyrtari serb në territorin e saj

"Asnjë zyrtar serb të mos hyjë në territorin e Kosovës" ky ka qenë vendimi i jashtëzakonshëm që ka marrë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në një moment kur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë në kulm.

Vendimin për të mos lejuar asnjë zyrtarë serb që të futet në Kosovë e ka konfirmuar sot këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj.

Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip