Kërcënimet e Iranit, SHISH dhe Anti-Terrori 'blindojnë' kufirin! U hiqet leja e qëndrimit dy irakianëve

Kërcënimet e fundit të ardhura nga qeveria e Iranit në drejtim të Shqipërisë, kanë vënë në gatishmëri të plotë Shërbimet e Inteligjencës në vendin tonë.  Oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe strukturat e anti-terrorit pranë Policisë së Shtetit, prej ditëve të para të janarit 2020 janë vënë në gjendje alerti, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e çdo rasti të mundshëm të veprimeve kriminale ndaj rendit dhe qytetarëve shqiptarë nga forca të jashtme, kryesisht nga element të ardhur nga lindja e mesme.

Nisur nga kjo gjendje janë marrë mjaft masa që në pikat kufitare, ku vizitorët e huaj që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri, i nënshtrohen procedurave dhe rregullave të imtësishme, ku intervistohen dhe u fiksohen shenjat e gishtave. Në monitorimin e kësaj situate, agjencitë ligjzbatuese janë duke mbajtur një bashkëpunim të ndërsjelltë me shërbimet e huaja të Inteligjencës.

Deri në këtë fazë që flasim nga Shqipëria janë dëbuar disa zyrtarë të Ambasadës Iraniane në Tiranë si dhe janë shpallur në kërkim si pjesë e celulës terroriste dhe më konkretisht, Ayatollah Khamenei, Alireza Naghashzadeh, Abdulselman Turgut.

1579642966_1579640854iranshqiperi.jpg

Drejtuesi i celulës terroriste rezulton një person i njohur me emrin Peyman, operativi i Forcave QUDS, krahut operacional të Gardës Revolucionare Islamike, përgjegjëse për sulme terroriste në vende të ndryshme, që dyshohet se ka rreth 20 mijë anëtarë dhe që varet direkt nga lideri iranian, Ayatollah Khamenei.

Njëherësh në kuadër të këtyre masave, mësohet se nga ana e Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit, i është hequr leja e qëndrimit në Shqipëri dy shtetasve irakianë dhe më konkretisht, Thamer Ali Radhi Zaidawi dhe Odai Mohammad Saleem Albeik. Të dy këta shtetas, e kanë kundërshtuar këtë vendim të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjykatën Administrative në Tiranë. Të dyja këto padi civile janë duke u shqyrtuar nga gjyqtaret Elda Vrioni dhe Elvana Çiçolli në Tiranë.

Pritet që në ditët në vijim autoritet Shqiptare të marrin vendime të tjera për dëbimin e disa zyrtarëve të tjerë me orgjinë nga Lindja e Mesme. Një ndër ta, është dhe  iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qerim: 22/01/2020 06:18

    Prralla me qeros pse sthua

    Përgjigju
  • Hi : 22/01/2020 05:37

    O Shqipni e miera Shqipni o njerz te digjenerum o jau q*ft turku nanen si jau ka Q*

    Përgjigju
    • Kafsha: 22/01/2020 10:48

      Ik ore bajge së ty ta ka q... qe je mut i zi. Ngrihu mblidh leckat e lesho vendin, bajgë!

  • Emi: 21/01/2020 23:45

    Rreziku maj i mall per shqipnin jan vete shqiptaret e korrutuare e jo irani.

    Përgjigju
  • Lafsha: 21/01/2020 22:11

    Shikoni se mund të kete edhe nga ata që kalojne kufirin në menyre të paligjshme dhe hiqen si refugjate të derrmuar nga lodhja e uria. Kthejini të gjithë mbrapsht paperjashtim ata qe kalojne kufirin!

    Përgjigju
    • Loku: 22/01/2020 09:26

      Te gjithe Pellazget mbrapsht Nga Anglia nga Italia nga Greqia

    • gezimi: 21/01/2020 23:26

      ka shqiptare qe jane pjese e krimit ketu ne Angli dhe ti po thua qe t’i kthejne mbrapsht te gjithe shqiptaret pa perjashtim?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje