Veliaj në Report tv: Edhe sikur Rama ta ftojë Bashën për zgjedhje të parakohshme në 1 korrik, ai s'do pranojë se nuk është gati

Veliaj në Report tv: Edhe sikur Rama ta ftojë Bashën për zgjedhje të parakohshme në 1 korrik, ai s'do pranojë se nuk është gati

TIRANE-Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se Partia Socialiste është e gatshme për zgjedhje të parakohshme në cdo kohë përballë kësaj opozite. Ai tha se në 1 korrik, kryeministri Rama do ta ftojë opozitën dhe me gjasë sipas tij për zgjedhje të parakohshme, por shtoi se Basha nuk do të pranojë duke e sfiduar. "PS-ja me fishkëllimë, në cdo moment është gati. Sot, nesër, të hënën, në gusht, ditën e vitit të ri, për pashkë, për ramazan, kur të duash ti. Në 1 korrik vendos bast se nëse Edi Rama thotë, dhe me gjasë do të e bëjë një ftesë, 'Luli hajde bëjmë zgjedhje', nuk ka shans në botë që PD-ja me 15% dhe LSI-ja me 1% të jenë gati për disfatën e radhës" tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj sqaroi prishjen e marrëdhënieve me LSI-në dhe daljen nga koalicioni, ndërsa u ndal edhe te nisma e shumicës për shkarkimin e Presidentit për të cilin tha se është i izoluar ndërkombëtarisht nga SHBA-BE, pas dekreteve për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe nxjerrjen e dekretit të ri, ndërsa theksoi se do të shkarkohet me ceremoni. Erion Veliaj u shpreh se në 30 Qershor do të kishte dashur që të kishte përballë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Pavarësisht kërcënimeve të opozitës, kryebashkiaku garantoi qytetarët se janë marrë të gjitha masat që të shmanget cdo incidentet në 30 Qershor. Në fund kryebashkiaku u shpreh se nuk ka ambicie për postin e kryeministrit të vendit, pasi "Edi Rama do të fitojë një tjetër mandat, të tretin".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:17
Veliaj: Nuk kam ambicie për kryeministër, Rama fiton mandatin e tretë

Erion Veliaj u shpreh se nuk ka ambicie për postin e kryeministrit të vendit, pasi theksoi se Edi Rama do të fitojë një tjetër mandat, të tretin në drejtimin e vendit. "Unë po punoj që të mbahem mend si një kryetar bashkie që sa kishte mundësi modernizoi këtë qytet, shtoi parqet.

Dua të mbahem mend si dikush që zgjidhi arsimin me dy turne dhe që im bir të ndihet krenar kur të rritet, kjo është ambicia ime. Zoti Rama do të fitojë bindshëm një mandat të tretë në vitin 2021, kush ka ndërmend për ndonjë ofertë alternative, këto partitë po luftojë SHBA dhe BE-në. Edi Rama do të shkojë i qetë dhe me një listë suksesesh për mandatin e tretë" tha ai.

Ora 22:58
Kërcënimet e opozitës/ Veliaj garanton qytetarët: Votoni! S'do ketë asnjë incident

Kryetari i bashkisë së Tiranës që kërkon një tjetër mandat, u shpreh se pavarësisht kërcënimeve të opozitës janë marrë të gjitha masat që të shmanget cdo incidentet në 30 Qershor, ditën e diel duke garantuar qytetarët.

"Në Tiranë i kemi marrë masat që të mos kemi asnjë incident. Kjo është një garanci për qytetarët. Në Tiranë nuk po humbasin gjë, pasi nuk e kanë bashkinë. Kush të dojë Ben Skënderin, apo Erion Veliajn të shkojë që të votojë, apo për këshilltarët bashkiakë" tha ai.

Ora 22:39
Veliaj: LSI-ja, parti antiamerikane, PD-ja do të distancohet

Për Veliajn, PD-ja do të distancohet nga LSI-ja, pasi është kthyer në parti antiamerikane. "LSI-ja me 1% është bërë e padobishme edhe për PD-në me 15% se njëlloj e ka. Kanë kuptuar se me heqjen e vizitës për Tit Vasilin dhe disa eksponentëve të LSI-së, Basha mendon që të lerë një shteg të hapur duke u distancuar nga një parti antiamerikane.

Unë them se distancimi i Bashës nga shakaja e Metës për datën e Tetorit më dha të kuptoj që në takimet e konsulencës Meta ishte konsultuar vetëm me Vasilin, pasi me Bashën nuk kishte rënë dakord. Ai me Titin rri gjithë ditën. Kanë zgjedhur që të jenë një parti anti amerikane. Kokat hënkshin me njëri tjetrin" tha ai.

Ora 22:34
Erion Veliaj: Edhe sikur Rama ta ftojë Bashën për zgjedhje të parakohshme në 1 korrik, ai nuk është gati

Erion Veliaj u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' se Partia Socialiste është e gatshme për zgjedhje të parakohshme në cdo kohë dhe moment përballë kësaj opozite. Ai tha se në 1 korrik, kryeministri Rama do ta ftojë opozitën dhe me gjasë sipas tij për zgjedhje të parakohshme, por shtoi se Basha nuk do të pranojë duke e sfiduar. "A jeni gati për zgjedhje të parakohshme? PS-ja me fishkëllimë, në cdo moment është gati. Sot, nesër, të hënën, në gusht, ditën e vitit të ri, për pashkë, për ramazan, kur të duash ti.

Në 1 korrik vendos bast se nëse Edi Rama thotë, dhe me gjasë do të e bëjë një ftesë, 'Luli hajde bëjmë zgjedhje', nuk ka shans në botë që PD-ja me 15% dhe LSI-ja me 1% të jenë gati për disfatën e radhës. Për cdo lloj zgjedhjesh, të parakohshme, të paskohshme, të 2021. Në të gjitha vendet e botës opozita mezi pret të vijnë zgjedhjet, kurse qeveria do ti shtyjë, këtu ndodh çudi shqiptare.

Edhe sikur Rama, jam gati që të vendos bast, që nëse Rama i fton për zgjedhje apo zgjidhje të kësaj situata ata prapë thonë s'janë gati. Kanë gjetur një alibi që thonë të ikë Rama, kanë gjetur një idiotësi. Rama është kontraktuar nga populli për katër vite,  nuk ka shans në botë që të ikë Rama. Nëse para 30 Qershorit i ka ftuar 7 herë, pas 30 Qershorit do i ftojë 70 herë" tha ai.

Ora 22:32
Veliaj-Bashës: Shite detin, vrave e vodhe dhe u fshehe duke thënë më shpëtoi çiçi...s'bën burri kështu

Kryebashkiaku socialist akuzoi liderin demokrat Lulzim Basha se kërkon pushtet në tavolinë, pasi në kohën kur ishte në qeverisje vrau, vodhi, shiti detin dhe fjeti gjumë.  "Tiranën e majta dhe e djathta e kanë ndarë nga 14 vite në 28 vite. Por ata janë nën 15%. Basha kur ishte ministër i Jashtëm fali detin, kur ishte i ministër Brendshëm vrau njerëz, kur ishte i Transporteve la rrugën rrugëve, plus të gjitha vjedhjet, që iu shmang prokurorisë me dhimbje barku dhe 'më shpëtoi çiçi', që nuk e bën një burrë i rritur, të shmanget nga prokuroria, si kryetar bashkie fjeti gjumë, i dha leje vetes dhe bëri shtesa pa leje.

Basha në cdo punë e ka menderosur. Në 2017 Rama bëri gabim me marrëveshjen se  që u dha mundësinë se i dha të kuptojë një fëmije, se e po grindje ti merr gjysmën e qeverisë, pa le po bërë ndonjë sherr të madh ta japim komplet qeverinë. Edi ka të drejtë për të shpëtuar vendin...dhe strategjia i funksionoi, e gënjeu me një lodër një fëmijë dhe pastaj e rrahu e bëri copë. U rrahën katër herë në zgjedhje, me u rrah si gamori në duhan si thonë tiransit dhe Luli tha më mirë marr mungesë se të marr katër" tha ai.

Ora 22:21
Veliaj: SHBA-BE e izoluan, Meta do shkarkohet me ceremoni...

Kryebashkiaku Veliaj sqaroi prishjen e marrëdhënieve me LSI-në dhe daljen nga koalicioni, ndërsa u ndal edhe te nisma e shumicës për shkarkimin e Presidentit për të cilin tha se është i izoluar ndërkombëtarisht nga SHBA-BE, pas dekreteve për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe nxjerrjen e dekretit të ri.

"Njerëzit braktisën LSI-në kur ndiheshin të fortë, se tani e kanë braktisur të gjithë. Fatmirësisht brenda LSI-së ka pasur njerëz më patriotë se lidershipi, prandaj ata sot janë nën 1%, të papërfillshëm, sepse trajtuan njerëzit dhe kolegët e tyre, por se kam problem.

Shpresa ime ishte që ndihma ekonomike, kreditë e buta apo të tjera, LSI-ja nuk do i sabotonte. Pësova një zhgënjim të jashtëzakonshëm. Shoh që pas egos së tyre për të rrëzuar qeverinë, burri bën një dekret... aty kuptova se para interesit të tyre nuk vendosin asgjë. Kemi qenë në koalicion bashkë, unë kam mbajtur cdo premtim, edhe vendet e punës, pozicionet politike, n/ kryetari apo administratorët që kam punuar shumë mirë. Ilir Meta ka humbur lidhjet me realitetin, është në akuarium në pallatin Presidencial, rrethohet nga dy tre veta, Tit Vasili, një njeriu që i kanë hequr vizën.

Në momentin që Presidenti humbet kontaktin me realitetin bën budallallëqe. Në momentin që nuk është më bashkues, por përçarës dhe është izoluar ndërkombëtarisht, nuk e përfill DASH, BE, për cfarë na duhet? Madje edhe provokon. Deliri i Enverit. Presidenti ka pozicion honorifik. Ishte në nderin e tij të ikte, njëherë thoshte do të vras veten, njëherë do të jap dorëheqjen, ne themi as njërën as tjetrën, ndërkohë që ty të shkarkojnë me ceremoni" tha ai.

Ora 22:19
Gara për 30 Qershorin/ Veliaj: Doja të kisha përballë Lulin dhe Monikën

Erion Veliaj u shpreh se në 30 Qershor do të kishte dashur që të kishte përballë kryetarët e dy partive kryesore opozitare për një ballafaqim me atë që i kanë bërë vendit, sipas tij. "Unë do të kisha dashur, të kisha kryetarët e këtyre partive, ose Lulin ose Monikën, do të kisha dashur të mundja ata, ose njërin ose tjetrin. Më të fortin e partive përballë. Do të kisha dashur të kisha përballë Lulin dhe Monikën dhe t'u jepnim një leksion qytetar që nuk kemi harruar atë që i kanë bërë vendit. Do të ishte mirë të ballafaqoheshim" tha ai.

Ora 22:10
Fushata me rivalin/ Veliaj: Kam folur me Skënderin, do i telefonoj pas daljes së rezultatit

Erion Veliaj tha se ka pasur komunikim me rivalin e tij në fillim fushatës, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë me Arben Skënderin edhe në mbyllje të zgjedhjeve. "Kemi komunikuar. Jemi çuna të këtij qyteti, mund të na ndajnë bindjet, por jo pasioni për vendin.

Kemi komunikuar në fillim të fushatës, me të njëjtin ndjejë qytetare dhe pasion do të shkëmbejmë edhe falenderimet e një fushatë të qetë. Arben Skënderi, qytetar, stof fisniku në këtë qytet, prandaj i heq kapelën dhe e vlerësoj" tha ai.

Ora 22:08
Fushata/ Veliaj vlerëson rivalin: Djalë fantastik, i heq kapelën

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi kundërshtarin Arben Skënderi nga Bindja Demokratike për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Ai tha se të dy kanë vendosur që të rrisin fëmijët këtu dhe jo jashtë vendit në Austri dhe Holandë duke sulmuar ish-presidentin Nishani dhe Bashën.

"Ka qenë fushatë shumë intensive, atipike, por jam i lumtur që e mbyll në Report Tv. Ka plotë gjëra që mund të bëheshin më shpejt dhe më mirë, por dua të falenderoj Ben Skënderin kemi pasur një fushatë shumë qytetare. Tirana e ruajti standardin e një fushate qytetare, Arben është një djalë fantastik.

Ne kemi bindje të ndryshme, ai i djathtë, unë i majtë. Shkelën të gjithë territorin dhe në raste të tillë duhet me i hequr kapelën kundërshtarit. Dua ta uroj për djalin, kemi vendosur që të rrisim kalamajtë këtu. Ne kemi një plan, të hedhim rrënjë këtu. Kjo është diferenca me ne që jemi në garë dhe atyre që nuk janë, pasi i kanë fëmijët njëri në Austri, tjetri në Holandë. Në datë 30 do të jetë një festë komunitare" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 30/06/2019 00:14

    Dil i her nga 21-shi e shif ku kan shku tavolinat deri te semafori ....ti nuk i pengon dot ....

    Përgjigju
  • Emigrante usa: 29/06/2019 02:57

    Kjo eshte edhe strategjija e e amerikaneve VELIJA DUHET TE JETE KRYEMINISTRI I ARDHSHEM VELIJA KA amerikan scill NJEH SHUME MIRE GJUHEN ANGLEZE DHE ESHTE ME I KOMUNIKUESHEM SE RAMA KAM PERSHTYPJEN QE DHE OPOZITA NUK KA CFARE NOFKE TI VEJE ERION VELISE KESHTU QE ERIONI ESHTE PERFEKT PERSON PER KRYEMINISTER PER SA I PERKET RAMEES AI ESHTE BERE FIGURE E DEGJENERUME ME TALLJE SHQIPERISE I DUHET NJE KRYEMINISTER I ZGJUAR I URTE LARTPAMES TOLERANT PER VETE KARAKTERIN E SHQIPETAREVE PO E THEKSOJ QE ERION VELIJA ESHTE TAMAM PER KETE PUNE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston