Kërcënimet e Putinit për armët bërthamore, Stoltenberg: Mbetemi vigjilentë! NATO fillon me stërvitjet e parandalimit të sulmeve

Kërcënimet e Putinit për armët bërthamore, Stoltenberg: Mbetemi vigjilentë! NATO fillon me stërvitjet e parandalimit të sulmeve

NATO do të zhvillojë stërvitjet e saj vjetore të parandalimit të sulmeve bërthamor javën e ardhshme përballë kërcënimeve në rritje për përdorimin e armëve atomike nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ky është trajnim rutinë që ndodh çdo vit për të mbajtur parandalimin tonë  të sigurt dhe efektiv”, tha të martën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kërcënimet e fshehura bërthamore të Presidentit Putin janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Rusia e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk mund të luftohet kurrë.", shtoi Soltenberg.

Stërvitja njëjavore "Steadfast Noon" do të përfshijë 14 anëtarë të aleancës së NATO-s. Ushtrimi njëjavor synon të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse janë të përgatitur.

Në javët e fundit Putini ka përshkallëzuar kërcënimet e tij për të përdorur armë bërthamore si pjesë e luftës në Ukrainë, pavarësisht paralajmërimeve nga vendet perëndimore se një hap i tillë do të përballej me "pasoja katastrofike". Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi javën e kaluar për "Armageddon" nëse Putin do të përdorte armë bërthamore.

Stërvitjet janë të planifikuara gjatë dhe të dizajnuara për të dërguar një mesazh sigurie, thanë për Financial Times njerëzit e informuar mbi përgatitjet.

“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. "Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë, por ne mbetemi vigjilentë."


Lajmi kryesor:

Biden: Putin një person racional që llogariti gabim pushtimin e Ukrainës! Rusia: Të hapur për bisedime me SHBA! Zelensky: S’mund të ketë dialog


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë