Dnipro është qyteti që ndodhet më pranë rajoneve Donetsk dhe Luhansk në Ukranë, në të cilat në vitin 2014 dhe 2015 ndodhën kryengritjejet separatiste të mbështetura nga Rusia. Nga ky qytet, ku shumica flasin rusisht, shumë qytetarë luftuan kundër forcave separatiste. Shumë prej tyre e shohin me shqetësim krizën aktuale.
“Natyrisht, ne jemi të shqetësuar. Ne kemi kaluar tashmë luftra. Kam luftuar deri në vitin 2016. Unë përdor snajper. Unë e di se çfarë është lufta. Ne do të mbijetojmë”, thotë Mikhail, banor i këtij qyteti.
Trauma e një lufte që ka shkaktuar viktima tani rrezikon të përsëritet. Por në këtë qytet qetësia mbizotëron, me shpresën se kërcënimi nga Moska nuk do të bëhet realitet.
Megjithatë qyteti po përgatitet edhe për më të keqen. Autoritetet po rinovojnë bunkerët e vjetër të epokës sovjetike, të cilët për ironi, kishin për qëllim të mbronin qytetarët nga një sulm i NATO-s.
“Kjo strehë është gjithmonë gati. Ne kontrollojmë periodikisht tubacionet, energjinë, ujin, gjithçka të nevojshme për të pritur njerëzit kur është e nevojshme", thotë Vitali Kerdruk, zyrtar i qytetit.
Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia për një luftë të re, jeta normale në qytet vijon.
Artistët në teatrin e operës dhe baletit të qytetit nuk e kanë ndërprerë punën për asnjë ditë të vetme, pavarësisht ankthit të luftës.
“Është shumë e vështirë. Ka shumë ukrainas që kanë të afërm dhe miq në Rusi, por situata është duke u zhvilluar kështu. Jemi mësuar me këtë dhimbje dhe jetojmë me të", thotë Tatiana Galnik, këngëtare e Operës së Dnipros.
Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës, ndërsa Perëndimi ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm rus. Moska nga ana tjetër mohon se ka në plan të sulmojë Ukrainën./VOA/
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uzuni del hapur kundër Sylvinhos: Prisja ta nisja titullar, te Granada jam i padiskutueshëm! Zinchenko: Shqipëria kombëtare e shkëlqyer
20 Nëntor, 12:07
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor, 22:36
-
Rusia jashtë Botërorit 2026, UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim
19 Nëntor, 17:38
-
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)
18 Nëntor, 15:47
-
Kremlini thotë se administrata e Presidentit Biden po e përshkallëzon luftën në Ukrainë
18 Nëntor, 15:43
-
Kreu kalon nga Ukraina, Kombëtares i duhen tri pikë nesër! Llogaritë dhe kombinimet e Grupit B1
18 Nëntor, 10:56
-
Formacioni/ Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën! Sylvinho me ekip sulmues, arbitrat nga Portugalia
18 Nëntor, 09:21
-
Liga e Kombeve/ Ndeshja ndaj Shqipërisë të martën, tekniku ukrainas Rebrov: Po përgatitemi për takimin e rëndësishëm
17 Nëntor, 22:30
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Biden heq kufizimet, Kievi mund të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
17 Nëntor, 08:51
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor, 20:04
-
Rusia s'i ndal sulmet, Ukraina rrëzon 21 dronë, 38 të tjerë ranë vetë pas goditjes elektronike në sistemet e navigimit
14 Nëntor, 11:38
-
Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë
12 Nëntor, 09:12